Netanjahu: Mos na shikoni ne këtu që po qëllojmë mbi fëmijët, shikoni andej tutje nga Irani

nga Juan Cole.

Kryeministri izraelit Binyamin Netanyahu, një politikan i njohur për qëndrimet e tij pro luftës, mashtrues serial dhe një racist supremacist, po përpiqet të mashtrojë Trumpin e paditur që të futet në luftë me Iranin.

Pretendimet e shpeshta të Netanyahut se në Iran po ndodh një pasurim i mundshëm i armëve nukleare brenda programit bërthamor, kanë qenë të njohura përgjatë një periudhe kohore prej një dekade e gjysmë.

Netanjahu madje duket se ka provokuar edhe Shtëpinë e Bardhë për të lëshuar një komunikatë të gabuar ku deklaron se Irani aktualisht ka një tjetër program armatimi i cili duhet ndalur menjëherë. Incidenti është kaq i frikshëm sepse tregon se sa e lehtë është të manipulosh Trumpin e çoroditur dhe stafin e tij që duket jo edhe aq i aftë për të drejtuar. Kjo gjë mund të shkaktojë luftë dhe ai duhet të jetë i vetëdijshëm, tha David Frum në Twitter

Por edhe ndalimi i programit duket dicka e pasaktë. Irani në të kaluarën e largët kishte bërë disa gjëra që do të ishin të dobishme nëse vendi do të kishte nisur një program të plotë të armëve, por ai nuk e filloi asnjëherë një program të tillë.

Netanjahu nuk dha asnjë provë se Irani kishte shkelur marrëveshjen e vitit 2015, megjithëse inspektorët e OKB-së vazhdimisht kanë pohuar se Teherani është në përputhje të plotë me marrëveshjen. Pretendimi i tij se raketat e kohëve të fundit të Iranit janë projektuar për t’u pajisur me koka nukleare janë thjesht të rreme.

Pra, pse po bëhet përpjekje që të ngatërrohet Irani në luftë me amerikanët? Kjo është një përpjekje e dëshpëruar nga ana e Netanjahut për të devijuar vëmendjen e botës nga diskriminimi dhe apartheidi i vazhdueshëm izraelit kundër palestinezëve pa shtetësi, të cilët po i shtyp ushtarakisht (drejtpërsëdrejt me kolonët në Bregun Perëndimor dhe indirekt duke i rrethuar protestuesit e pafajshëm në Gaza me snajpera dhe ushtri).

Në javët e fundit, snajperët izraelitë kanë përdorur plumba të vërtetë duke vrarë 40 palestinezë dhe plagosur qindra të tjerë të cilët ishin të paarmatosur dhe në mënyrë paqësore kanë protestuar në burgun e tyre, Rripin e Gazës (70% e familjeve të tyre janë përzënë nga shtëpitë e tyre në Izrael duke i lënë që të jetojnë nëpër kampe refugjatësh ndërkohë që hebrenjtë evropianë u kane zaptuar shtëpitë dhe tokat bujqësore). Viktimat e snajperave kanë përfshirë fëmijë, gazetarë, protestues të pozicionuar larg gardhit izraelit si dhe besimtarë që janë vrarë gjatë lutjeve të tyre me fjalët e Zotit në gojë. Hapja e zjarrit ndaj njerëzve të paarmatosur që nuk paraqesin kërcënim është një krim lufte, ndërsa kryerja në mënyrë sistematike, përbën një krim kundër njerëzimit. Po ashtu ky Apartheid konsiderohet sipas përshkrimit të Dekretit të Romës si një “krim kundër njerëzimit”, te cilin Izraeli e ushtron dukshëm dhe fuqishëm nën çizmën ushtarake.

Plani i Përbashkët i Veprimit i vitit 2015 (JCPOA) për programin bërthamor të pasurimit të Iranit (për të bërë karburant për reaktorët që të gjenerojnë energji elektrike) është projektuar për të parandaluar Iranin nga armatimi me anë të programit.

Të gjitha pasurimet bërthamore nëpërmjet centrifugave janë potencialisht me përdorim të dyfishtë. Uraniumi mund të pasurohet në masën 5% për karburant reaktorësh, por nëse shkencëtarët vazhdojnë ta ushqejnë përmes centrifugave, ato mund ta pasurojnë atë në masën 95%, gati për një bombë. Marrëveshja e Iranit u hartua për ta ndalur Iranin nga pasurimi i uraniumit (HEU).

Irani i pranoi inspektimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike brenda vendit. Asnjë vend i vetëm nën masën e inspektimeve aktive nuk ka zhvilluar ndojëherë ndonjë armë bërthamore.

Irani e reduktoi ndjeshëm numrin e centrifugave që kishte, gjë që do të thotë se do të duhej të paktën një vit apo edhe vite për të arritur pasurimin e uraniumit (HEU). Irani e ndërpreu dhe e prishi planin e dergimit të ujit të rëndë për reaktorin në Arak. Materiali i fiksuar mblidhet në shufrat e një reaktori me ujë të rëndë shumë më shpejt se sa në një reaktor me ujë të lehtë dhe kështu ata me ujë të rëndë mund të ndihmojnë teorikisht në bërjen e një bombe. Irani nuk ka pasur dhe as që ka në plan të ketë një reaktor me ujë të rëndë.

Irani i shkatërroi rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në fazën 19.5% për reaktorin e tij mjekësor. Ai nuk ka uranium të pasuruar më të lartë se 5%, i dobishëm për tre reaktorët e tij në Bushehr. Irani përfiton nga energjia bërthamore sepse ndërpret përdorimin e naftës për prodhimin e energjisë elektrike, duke fituar para nga shitja në tregun e hapur.

Koreja e Jugut, Japonia dhe Franca përdorin reaktorët bërthamorë për prodhimin e energjisë elektrike ashtu siç po bën edhe Irani. Franca e pasuron uraniumin edhe me qëllim prodhimin e armëve bërthamore. Nëse nuk mendoni se Japonia mund të ndërtojë në tre javë një bombë, ju nuk e njhini teknologjinë japoneze (ata kanë rezerva të madha të plutoniumit).

Mos harroni, Netanjahu ka disa qindra bomba të vërteta bërthamore që mund ta godasin Iranin, ndërsa Irani nuk ka fare. Po kështu, Shtetet e Bashkuara notojnë në koka bërthamore. Irani ka disa avionë të vjetër luftarakë F4 që ua dha dikur Nixoni.

Në vitin 2007, Vlerësimi Kombëtar i Inteligjencës (NIE) i CIA-s tha se Irani bëri disa eksperimente me rëndësi ushtarake në vitin 2003, por më pas i ndali ato. Në vitin 2011 NIE arriti në përfundimin se Irani nuk kishte një program të armëve gjatë asaj kohe dhe nuk kishte vendosur që të ndiqte një të tillë.

Shtypi ynë i dobët dhe nganjëherë propagandistik vazhdon të flasë për programin e armëve bërthamore të Iranit, sikur me qenë kafsha mitologjike e njëbrirëshit. Asnjë gjë e tillë nuk ka ekzistuar ndonjëherë, megjithëse eksperimentet dhe programet që Irani ndoqi si pjesë e programit të tij civil të energjisë gjithmonë kishin edhe implikime të mundshme të armëve pasi shkencëtarët iranianë kryenë disa eksperimente të rastësishme që mund të kishin pasur si qëllim armët.

Për shkak të përdorimit të dyfishtë të pasurimit bërthamor, Irani deri në vitin 2015 gjithmonë e kishte pasur mundësinë për të prodhuar një bombë shkatërrimate duke përdorur njohuritë e fituara prej programit civil. Kjo ishte e gjitha që CIA po thoshte. Ajo gjithashtu tha se asnjë vendim kundra prodhimit të një arme të tillë nuk ishte marrë, një konkluzion qe politikanët izraelitë si Ehud Barak dhe inteligjenca izraelite i bënë jehonë.

Por JCPOA i parandaloi këto lloj vendimesh. Irani mund të arrijë të prodhojë tani një bombë vetëm duke përzënë inspektorët dhe duke prodhuar mijëra centrifuga, me fjalë të tjera duke vendosur një slogan të madh poshtë një prozhektori ku thuhet “Këtu po prodhohet një bombë bërthamore”.

Programi i pasurimit bërthamor të Iranit ka qenë gjithmonë i menduar të ketë efekte parandaluese kundër kujtdo që mendon t’i bëjë vendit atë që Bush i bëri Irakut. Dmth nëse ishte e qartë se dikush po planifikonte që ta pushtonte, Irani mund të merrte drejtimin tjetër dhe të përpiqej të mbronte veten.

Meqënëse krahu i djathtë amerikan dhe qeveria e Izraelit do të donin ta shihnin Iranin të pushtuar, qeverinë e tij të përmbysur dhe këmbët e tij të thyera, kjo gjendje bërthamore ose opsioni i Japonisë do të ishte një bezdi që ata do të donin ta largonin. Më e lehtë për të eleminuar dikë është nëse së pari e çarmatos atë.

Por tashmë Irani është çarmatosur vullnetarisht. Ajo që po ndodh tani është një përpjekje për tu hedhur hi syve të njerëzve dhe për t’i shtyrë ata që të shpenzojnë 6 trilionë dollarë në një tjetër konflikt shkatërrues në Lindjen e Mesme.

Kjo do t’i mbajë të gjithë të angazhuar ndërsa Netanjahu si përfundim arrin të spastrojë etnikisht atë që ka mbetur nga Palestina, qëllimi i tij përfundimtar./juancole/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne