Netanjahu mund të shkarkohet nga kryeministria izraelite

Pas zbulimit të rolit të kryeministrit të regjimit sionist në dosjet e korrupsionit dhe mashtrimeve, një funksionar tjetër i regjimit sionist ka deklaruar gatishmërinë e vetë për të marrë postin e kryeministrit të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Israeli Katz, ministri i inteligjencës së regjimit sionist të enjten ka deklaruar se ka ndërmend ta zëvendësojë Beniamin Netanjahun, kryeministrin aktual të regjimit sionist dhe kryetarin e partisë Likud. Netanjahu aktualisht po përballet me akuza për korrupsion dhe policia izraelit po heton në lidhje me këtë çështje. Ava Gbaei, kryetari i ri i partisë izraelit të punës dhe Yair Lapid, kryetari i partisë “E Ardhmja Ekziston”, janë përgatitur për marrjen e pushtetit dhe po ushtrojnë presion mbi Beniamin Netanjahun në mënyrë që të zhvillohen zgjedhjet e përkohshme./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne