Netanjahu në Londër për 100 vjetorin e deklaratës së Balfurit, pritet me protesta pro-Palestinës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ndodhet në Londër për të marrë pjesë në kremtimet “krenare” të kryeministres britanike Theresa May për 100-vjetorin e një dokumenti britanik që hapi rrugën për krijimin e Izraelit.

May priti homologun e saj izraelit në Londër të mërkurën, një ditë para 100 vjetorit të Deklaratës së Balfurit 1917, një dokument i shkurtër me 67 fjalë, që mori emrin e ministrit të jashtëm britanik, Arthur James Balfour. Zyrtarët palestinezë dhe aktivistët e paqes thanë se kishin planifikuar një sërë protesta jashtë ambasadave të Britanisë në mbarë botën për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e vështirë të palestinezëve që jetojnë nën pushtimin e Izraelit gjatë disa dekadave. Zyrtarët palestinezë thanë se ata po planifikonin të ndërmarrin veprim ligjor kundër Britanisë për shkaktimin e një reaksioni zinxhir okupimi që çoi në zhvendosjen e miliona palestinezëve. Kjo nuk është hera e parë që vizita e Netanjahut në Britani nxit protesta. Në vitin 2015, një peticion online kundër vizitës së tij në Londër u nënshkrua nga më shumë se 114,000 njerëz. Peticioni bëri thirrje që kryeministri izraelit “të arrestohet për krime lufte kur të mbërrijë në Londër”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne