Netanjahu: Partneriteti i Izraelit dhe Amerikës do të thotë përballje me Iranin

Kryeministri i Izraelit pretendoi se Izraeli së bashku me Amerikën duhet të përballet me lëvizjet ndërhyrëse të Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Agjencia e lajmeve Pars Today njoftoi se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, të hënën gjatë një videokonference ka folur për takimin vjetor të Komitetit për Çështje Publike të Amerikës dhe Izraelit të quajtur AIPAC dhe pretendoi se partneriteti i Izraelit dhe Amerikës do të thotë përballje me veprimet destruktive të Iranit në Lindjen e Mesme. Netanjahu me këtë rast gjithashtu pretendoi se duhet ndaluar Irani nga qasja në armët bërthamore dhe tha se politika e përhershme e Amerikës dhe Izraelit është ndalimi i Iranit që të mos prodhojë armë bërthamore. Pretendimet e kryeministrit të regjimit sionist kundër Iranit bëhen në kohën kur autoritetet e Republikës Islamike të Iranit vazhdimisht kanë theksuar se çështja kryesore e aventurave të regjimit sionist në rajonin e Lindjes së Mesme është shkatërrimi i boshtit të rezistencës kundër Izraelit dhe shkatërrimi i vendeve të cilat mbështesin këtë rezistencë duke mos lejuar Izraelin që të krijojë kushtet për vendosjen e hegjemonisë izraelite në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme. Vlen të theksohet se regjimi sionist që nga gjashtë vite më parë e deri më tani gjithmonë ka qenë në prapaskenën e krijimit dhe vazhdimit të krizës në Siri dhe vazhdimisht ka penguar dhe pengon vendosjen e paqes në këtë vend. Netanjahu në vazhdim ka thënë: “Izraeli nuk ka asnjë mik më të mirë se sa Amerikën dhe qeveria e Amerikës ka treguar zotimin e vet ndaj Izraelit”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne