Netanjahu përpiqet të ndryshojë qëndrimin e Moskës ndaj Lindjes se Mesme

Sipas agjencisë IRNA, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili gjatë dy viteve të fundit ka udhëtuar katër herë në Rusi, do të udhëtojë të mërkurën në Soçi të Rusisë për të theksuar politikat okupuese dhe ekspansioniste të regjimit të Tel Avivit.

Kërkesat e Netanjahut për ndryshimin e qëndrimeve të Moskës në lidhje me vendet e Lindjes së Mesme dhe mbi aktivitetet e Hezbollahut libanez në Siri janë ndeshur vazhdimisht me kundërshtimin e fortë të autoriteteve ruse. Aleksander Shein, ambasadori rus në territoret e pushtuara, në përgjigje të këmbënguljes së SHBA dhe Regjimit Sionist për t’i emëruar si terroriste lëvizjet e rezistencës, deklaroi: Moska nuk e konsideron Lëvizjen e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) dhe Hezbollahun e Libanit si terroristë”. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov njoftoi kohët e fundit se Rusia nuk e konsideron Hezbollahun e Libanit si një grup terrorist, por si një forcë që kontribuon në luftën kundër terrorizmit në Siri. Regjimi sionist ka shënjestruar në mënyrë të përsëritur ushtrinë siriane në kuadër të mbështetjes së terroristëve që kur kriza siriane filloi në vitin 2011./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne