Netanyahu dështon në krijimin e qeverisë së koalicionit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak se nuk siguroi shumicën e nevojshme për të krijuar koalicionin, i ktheu Presidentit Reuven Rivlin detyrën e krijimit të qeverisë.

“I bëra të ditur presidentit që heq dorë nga formimi i qeverisë”, deklaroi Netanyahu nëpërmjet një video, 2 ditë përpara skadimit të afatit të njohur për krijimin e qeverisë.

Ai bëri të ditur se populli izraelit kërkon një qeveri të bashkuar kombëtare me përfshirje të gjerë dhe Izraeli ka nevojë për këtë, por pavarësisht të gjitha përpjekje nuk mundi të jetë i suksesshëm.

Netanyahu akuzoi liderin e aleancës Blu-Bardhë, Benny Gantz për moskrijimin e qeverisë së bashkuar kombëtare me përfshirje të gjerë dhe shtoi: “Javët e fundit kam bërë të gjitha përpjekjet për të ulur Benny Gantz në tryezën e negociatave por për fat të keq ai refuzoi në çdo rast”.

Ndërkaq, pas këtij zhvillimi edhe Presidenti Rivlin deklaroi se detyrën e krijimit të qeverisë ja dorëzoi Gantzit./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne