Netanyahu: Irani është armiku ynë kryesor

Zhvillimet e fundit në Siri dhe Rripin e Gazës, që ndodhet nën bllokadën e Tel-Avitit, Netanjahu i vlerësoi në fjalën që mbajti pas stërvitjes në bazën ushtarake “Shizafon”, e cila është e ushtrisë izraelite dhe ndodhet në jug të vendit.

Qëllimin i Iranit është të shkatërrojë Izraelin me armë bërthamore,- pretendoi Netanjahu, ndërsa shtoi se vendi i tij është i vendosur për ta parandaluar këtë.

Nëpërmjet Hizbullahut Irani ka krijuar në Liban një postëkomandë pararojë dhe kërkon të krijojë një bazë të re (ushtarake) edhe në Siri, tha Netanjahu dhe shtoi: “Ne jemi të vendosur për të luftuar me të gjitha këto. Ne po e godasim ushtrinë iraniane në Siri. Vetëm ushtria jonë po lufton me ushtrinë iraniane në Siri. Armiku kryesor me të cilin përballemi është Irani”.

Kryeministri Netanjahu foli gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit në Gaza, ku tha se Izraeli është gati për çdo lloj skenari.

“Mund të jetë dikush në Gaza që mendon se mund të ngrejë kokë. Unë sugjeroj që ata të kuptojnë se përgjigja do të jetë vdekjeprurëse dhe shumë e dhimbshme”,- tha ai.

Ushtria izraelite njoftoi të martën se ushtarët e saj në kufi ishin qëlluar me snajper nga Gaza dhe një ushtar ishte plagosur lehtë. Pas këtij incidenti, ushtria izraelite e goditi Gazën me zjarrin e tankeve. Në këtë sulm të ushtrisë izraelite kishte rënë dëshmor një palestinez.

Avionët luftarakë izraelitë goditën të martën vonë një numër objektivash të brigadës Izzeddin al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, në veri të Gazës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne