Netanyahu kërcënon Iranin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu bëri të ditur se “Avionët F-35 që ndodhen në inventarin e Forcave Ajrore të Izraelit mund të arrijnë në çdo vend të Lindjes së Mesme përfshirë edhe Iranin dhe Sirinë”.

Netanyahu në një prononcim të bërë gjatë vizitës së tij në bazën ajrore Nevatim në jug të vendit kërcënoi Iranin.

Pas inspektimeve të bëra në bazën ajrore Netanyahu qëndroi përpara avionit F-35 të Izraelit dhe bëri deklarata të rëndësishme.

“Irani kohëve të fundit kërcënon me shkatërrimin e Izraelit. Ata duhet të kujtojnë se këta avionë mund të arrijnë në çdo vend të Lindjes së Mesme përfshirë edhe Iranin dhe Sirinë”.

Netanyahu, i cili shpesh akuzon Teheranin për synimin e tij për prodhimin e armëve bërthamore, thotë se “Izraeli nuk do të lejojë që Irani të prodhojë këto armë edhe nëse mbetet i vetmuar”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne