Netanyahu përsëriti premtimin se Izraeli do të aneksojë Luginën e Jordanit

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti premtimin e tij të mëhershëm se Izraeli do të aneksojë Luginën e Jordanit, e vendosur në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Lukud, partia e Netanyahut, është fitues i zgjedhjeve të djeshme të treta të përgjithshme brenda një viti me 37 vende në Parlamentin e Izraelit, treguan sondazhet dalëse.

Sipas rezultateve fillestare, blloku i udhëhequr nga Netanyahu siguroi 60 vende në Parlamentin e Izraelit(Knesset) dhe i duhet edhe një deputet për të formuar qeveri.

Netanyahu dhe konkurrenti i tij kryesor Benny Gantz nuk kanë arritur të formojnë një qeveri koalicioni pas dy proceseve të fundit zgjedhore në prill dhe shtator të vitit të kaluar.

“Sovranitetin tonë do ta zgjerojmë edhe në Luginën e Jordanit, dhe do t’i aneksojmë vendbanimet e ndërtuara shtetit tone”, tha Netanyahu pas zgjedhjeve dhe shtoi se vetëm Qeveria e tij mund të lidh paqe me vendet arabe.

“Atë askush nuk mund ta bëjë, vetëm ne”, tha Netanyahu./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne