Bota

Netanyahu pezullon përkohësisht planin e aneksimit në këmbim të marrëveshjes me EBA-në

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se ka shtyrë planin e aneksimit të pjesëve të Bregut Perëndimor të pushtuar në këmbim të marrëveshjes së normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Në një konferencë për media në zyrën e tij në Kudsin Perëndimor, Netanyahu deklaroi se sot me EBA-në u nënshkrua marrëveshje mbi baza të “paqes për paqe” dhe se kjo marrëveshje përfshin fushat e tregtisë, turizmit dhe aviacionit.

“Presidenti amerikan Donald Trump më kërkoi që të pezulloj përkohësisht aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor dhe unë pranova”, tha Netanyahu.

Megjithatë, ai tha se plani i aneksimit do të vazhdojë në koordinim të plotë me SHBA-në, duke shtuar se “nuk ka asnjë ndryshim” në këtë plan./AA

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA