Netanyahu thirrje për rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Iranit

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të shtojë presionin ndaj Iranit, i cili ka pezulluar detyrimet e tij në lidhje me hulumtimin dhe zhvillimin bërthamor, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para gazetarëve në Aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv para nisjes për në Londër për të marrë pjesë në takimet me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe sekretarin amerikan të Drejtësisë, Mark Esper, Netanyahu tha se pezullimi i detyrimeve për zhvillimin bërthamor nga ana e Iranit janë tregues i “akteve agresive” të Teheranit ndaj transportit ndërkombëtar dhe vendeve të rajonit dhe i përpjekjeve për të kryer sulme të pacipa ndaj shtetit izraelit.

“Është koha jo për t’u takuar me Iranin, por për ta rritur presionin ndaj tij”, tha Netanyahu, duke njoftuar se në takimet që do të zhvillojë veç e veç me Johnson dhe Esper do të bisedojnë për Iranin dhe çështje të tjera.

Ndryshe, presidenti i Iranit Hassan Rouhani mbrëmë deklaroi se i kanë “lënë mënjanë” detyrimet lidhur me kufizimin e zhvillimit bërthamor dhe marrëveshjen bërthamore dhe se do të hedhin hapat që janë të nevojshme për vendin në këtë fushë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne