Netanyahu thirrje rivalit të tij Gantz për të formuar koalicion qeveritar

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje liderit të bllokut të qendrës së majtë Kahol Lavan (Blu dhe Bardhë), Benny Gantz, për të formuar një qeveri koalicioni, raportuan mediat lokale.

Thirrja e Netanyahu erdhi pasi u bë e qartë se partitë e krahut të djathtë nuk fituan shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e ardhshme izraelite.

Të Mërkurën, ai u takua me krerët e partive fetare të djathta Yamina, Shas dhe YaHadut HaTora për të negociuar si një bllok.

Netanyahu pranoi se kishte premtuar një qeveri të krahut të djathtë gjatë zgjedhjeve, por shtoi se “rezultatet e zgjedhjeve treguan se nuk është e mundur”.

Ai i bëri thirrje rivalit të tij, Gantz, që të takohet sot për të diskutuar formimin e një qeverie të bashkuar.

“Benny, na ngelet neve që të formojmë një qeveri të gjerë uniteti. Sot, kombi pret që ne të dy të tregojmë përgjegjësi dhe të veprojmë në bashkëpunim”, ka thënë Netanyahu.

Gantz ende është prononcuar publikisht mbi ofertën e Netanyahut.

Komiteti izraelit i zgjedhjeve pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve sonte në mbrëmje.

Me 90 për qind të votave të numëruara, partia e qendrës së majtë Blu dhe Bardhë parashikohet të fitojë zgjedhjet parlamentare me 32 vende të përpara 31 ulëseve të siguruara nga partia Likud e Netanyahut.

Blloku arab arriti të fitonte 13 vende.

Partia e krahut të djathtë Yisrael Beiteinu e ish-ministrit të Mbrojtjes Avigdor Lieberman ka siguruar nëntë vende.

Partia ultra-ortodokse Shas fitoi shtatë vende, partia e krahut të djathtë YaHadut HaTora nëntë dhe partia tjetër e djathtë Yamina tetë vende.

Partitë e krahut të majtë Bashkimi Demokratik dhe Labor-Gesher kanë siguruar gjashtë, respektivisht pesë vende.

Sipas komitetit zgjedhor, pjesëmarrja e votuesve ishte në 63,1 për qind.

Izraeli mbajti të martën zgjedhjet e dyta të parlamentare këtë vit, për shkak të dështimit të Netanyahut për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve të mëparshme. Vëzhguesit presin që mund të ketë një raund të tretë zgjedhjesh nëse kriza vazhdon./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne