Neutralizohen 2 terroristë në Turqinë lindore

Turqia ka neutralizuar dy terroristë përgjegjës për vrasjen e civilëve të pafajshëm, në një operacion ajror të kryer në pjesën lindore të vendit, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu.

Terroristët u vërejtën nga një dronë dhe më pas u neutralizuan në një operacion me mbështetje ajrore në provincën Ağrı, shkroi Soylu në Twitter.

Ai shtoi se tre terroristë të tjerë, që gjithashtu ishin përgjegjës për vrasjen e civilëve të njëjtë, janë neutralizuar më herët.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Megjithëse në deklaratën e ministrit nuk përmendet në mënyrë të specifikuar ndonjë grup terrorist, Turqia ka kohë që po kryen operacione kundër YPG/PKK-së në rajon.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40.000 personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne