New Europe: BE heton Vlahutin para zgjedhjeve për vilën 1.6 milionë euro

E përjavshmja New Europe shkruan se çmimi është një çmenduri pasi ekspertët lokalë thonë se kjo vilë nuk vlen as sa 1/3 e çmimit që është blerë.

“Në kohën e shitjes, vila të ngjashme në të njëjtën zonë dhe më të mëdha se ajo e blerë nga ambasada e BE shiteshin me të paktën 1 milionë euro më pak se ajo që ka paguar Komisioni Evropian”, vijon artikulli.

New Europe shkruan se “ky hetim është me rëndësi të veçantë, sepse u hap katër javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë.

Sipas saj, në më shumë se një rast, Vlahud\tin (që New Europe e quan Vlachudin për arsye që nuk i shpjegon) ka mbështetur haptazi Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.

“Megjithatë, fakti që ambasadorja e BE-së, mike e Ramës, u vu nën hetim përpara zgjedhjeve, mund të nënkuptojë se duke pasur parasysh rrethanat, Komisioni Evropian nuk dëshiron të mbajë anë në procesin zgjedhor të Shqipërisë. Gjithuesesi, të zgjedhurit e ambasadores kanë pak shanse për të fituar zgjedhjet – dhe askush nuk dëshiron të bëhet me humbësit, veçanërisht jo Komisioni Evropian”, shkruan New Europe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne