New York, mbi 114.000 studentë “të pastrehë”

Mbi 114.000 studentë në qytetin New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë duke jetuar në strehimore, tek ndonjë fis ose shok, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar në ueb faqen e Departamentit të Arsimit të Shtetit New York, thuhet se 114.593 studentë në vitin akademik 2018-2019 nuk kanë pasur shtëpi të tyre.

Në raportin të cilën këta studentë përshkruhen si “të pastrehë” thuhet se kanë pësuar një rritje prej 40.000 persona brenda 10 viteve të fundit, ndërsa me rritje prej 18 për qind rajoni ku më së shumti ka ndodhur rritje është Bronx në New York.

Më tej në raport thuhet se në vendbanimet e ndryshme të shtetit janë identifikuar edhe 33.961 studentë të pastrehë, duke bërë të ditur se me këtë numri i përgjithshëm i studentëve të pastrehë është 148.554.

Kim Sweet, drejtoresha ekzekutive e organizatës joqeveritare “Avokatët për Fëmijët”, tha se çështja e studentëve të pastrehë është një problem i madh.

“85 për qind të studentëve të pastrehë të New Yorkut me origjinë me ngjyrë dhe latine, është më e madhe 6 herë se kapaciteti i sallës sportive në Brooklyn”, tha ajo.

Ndërkohë, Departamenti i Arsimit të New York, ka emëruar 100 punonjës të shërbimit social për të identifikuar dhe zgjidhur problemet e studentëve të pastrehë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne