New York, protestë kundër sulmeve të Armenisë në Ganja

Në New York të SHBA-së u organizua protestë kundër sulmeve të Armenisë në qytetin azerbajxhanas Ganja dhe pushtimit të Malësisë së Karabakut.

Turma u mblodh para Selisë së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Manhattan dhe brohoriti parulla si “Dëshmorët nuk vdesin, atdheu është i pandashëm”, “Karabaku është Azerbajxhan”, “Stop terrorizmit armen”.

Qindra qytetarë turq dhe azerbajxhanas që erdhën nga shtetet përreth, përmes pankartave tërhoqën vëmendjen drejt fëmijëve dhe familjeve të tyre që humbën jetën në sulmet ndaj qytetit Ganja.

Qëndrimi pushtues dhe agresiv i Armenisë, vend i cili u tha se po kryen krime lufte duke sulmuar popullatën civile, u dënua në deklaratat për shtyp në turqisht dhe anglisht.

Teksa himnet kombëtare të SHBA-së dhe Azerbajxhanit u kënduan në protestë, e cila përkoi me ditën e pavarësisë së Azerbajxhanit, kamionët njoftues me fotografi të sulmit në qytetin Ganja bënë xhiro rreth Selisë së OKB-së.

Ercan Yerdelenli, presidenti i Shoqërisë Azerbajxhanase të New Yorkut, i cili mori pjesë në organizimin e tubimit, deklaroi se lufta e vendosur e Azerbajxhanit kundër sulmeve të Armenisë në Karabak është shumë efektive në kuptimin e “ribashkimit dhe mobilizimit të diasporës azerbajxhanase që jeton në SHBA”.

Duke shprehur mirënjohjen e tij ndaj popullit turk për mbështetjen e treguar për Azerbajxhanin në këtë proces, Yerdelenli tha: “Mbështetja e madhe nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan ka qenë burimi më i madh i moralit për ushtarët tanë në front. Ne si shoqëri ia bëjmë me dije Turqisë dhe presidentit mirënjohjen tonë”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne