Bota

New York Times: Arabia Saudite ka rekrutuar fëmijë nga Darfuri për të luftuar në Jemen

Arabia Saudite ka rekrutuar fëmijë ushtarë nga Darfuri për të luftuar kundër rebelëve Houthi në Jemen, thotë një raport i ri tronditës i New York Times.

Pothuajse të gjithë luftëtarët sudanezë të rekrutuar nga mbretëria e pasur me naftë duket se kanë ardhur nga rajoni i varfër i Darfurit i dëmtuar prej luftës.

Raporti i ri pohon se Arabia Saudite përdori pasurinë e saj të naftës për të transformuar luftën, kryesisht duke angazhuar dhjetëra mijëra persona të dëshpëruar, shumë prej tyre fëmijë që i kishin mbijetuar konfliktit të armatosur në Darfur.

Shumica e luftëtarëve thuhet se i përkasin forcave paramilitare të ndihmës së shpejtë, të cilët janë fajësuar me parë për përdhunime sistematike ndaj grave dhe vajzave, për vrasje pa dallim dhe krime të tjera të luftës gjatë konfliktit të Darfurit.

Militantët sudanezë janë komanduar nga zyrtarë ushtarakë të Arabisë Saudite dhe Emirateve nëpërmjet pajisjeve telekomanduese në distancë, pasi ata kanë dashur të mbajnë një distancë të sigurt nga fronti, thuhet në raportin bombastik.

Një ushtar i paidentifikuar që ka luftuar në Hodeidah tha se sauditët dhe emiratasit i «trajtojnë sudanezët si me qënë dru zjarri».

Jemeni është zhytur në konflikt që nga viti 2014, kur rebelët Houthi kapën pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sana. Ata e detyruan qeverinë e vendit që të pozicionohet përkohësisht në qytetin bregdetar të Adenit.

Në vitin 2015, Arabia Saudite dhe disa nga aleatët e saj arabë nisën një fushatë masive ajrore kundër Jemenit, që synonte të rimerrte kontrrollet e fituara nga huthët./yenisafak/Gazeta Impakt

OPINIONE