The New York Times: Arabia Saudite po interesohet për prodhimin e bombës bërthamore

Gazeta amerikane The New York Times në një artikull të titulluar “ Amerika a do ta ndihmojë Arabinë Saudite që të ketë armë atomike”, shkruan se në rast se Amerika nuk kontrollon planet e Arabisë Saudite për prodhimin e energjisë elektrike me tokologjinë bërthamore dhe për ndërtimin e 16 reaktorëve bërthamorë brenda 25 viteve të ardhshme, Arabia Saudite këto reaktorë do t’i transformojnë në reaktorë me potencial për prodhimin e armëve atomike.

Sipas kësaj gazete, sauditët nuk thonë se pas izraelit duan të kthehen në poseduesin e dytë më të madh të centraleve bërthamore në rajonin e destabilizuar të Lindjes së Mesme. Ata insistojnë në ndërtimin e reaktorëve për prodhimin e energjisë së nevojshme në vend dhe thithjen e të ardhurave nga shitja e naftës jashtë vendit. Mirëpo ekzistojnë shenja se Arabia Saudite kërkon të shpenzojë për prodhimin e armëve atomike si mjet mbrojtës përballë rivalit kryesor të saj Iranit. Në kohën e administratës Obama, negociatat për çështjen bërthamore të Arabisë Saudite nuk arritën asnjë rezultat për arsye se sauditët nuk pranin të zotoheshin se do të hiqnin dorë nga cikli i prodhimit të uraniumit dhe plutoniumit. Në vitin 2009 këtë zotim e ka pranuar EBA e cila ka nënshkruar traktatin për mos prodhimin dhe mospërpërhapjen e armëve atomike. Tani po zhvillohen negociata me administratën e presidentit të ri të cilat plotësojnë nevojat financiare të Amerikës dhe nevojat e krerëve të Arabisë saudite. Për momentin Donald Trump ndodhet në një pozitë të mirë që sauditët të pranojnë kushtet e standardeve të arta. Ai po mundohet të bindë sauditë se për ata është më mirë blerja e karburantit bërthamor sesa prodhimi i tij. Nëse negociatat arrijnë në rezultat, ato do të forcojnë akoma më shumë marrëdhëniet mes Amerikës dhe Arabisë Saudite.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne