Bota

Newsweek krahasoi praninë ushtarake të Rusisë dhe SHBA-së në botë

Revista Newsweek krahasoi numrin e bazave ushtarake të Rusisë dhe SHBA-së në mbarë botën dhe theksoi se Moska mund të tregojë ndikimin e saj në arenën globale, pavarësisht vaktit se Uashingtoni ishte në fushë shumë kohë më parë.

Sipas analizës së Newsweek, Rusia ka 21 baza ushtarake jashtë vendit, ndërsa për Uashingtonin ky tregues është midis 600-900. Megjithëse disa prej këtyre bazave kanë një maksimum prej 10 trupave amerikane, numri i bazave të SHBA-së është disa herë më i madh se ai i Rusisë.

Në deklaratën e kësaj reviste, ish Zëvendës Sekretari i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes për Rusinë dhe Eurasinë, Evelyn Farkas deklaroi se këta tregues nuk e kanë penguar Rusinë që të depërtoj në mënyrë joproporcionale në disa rajone.

Farkas vuri në dukje se Rusia e përdor fuqinë e saj ushtarake në mënyrë ekonomike dhe theksoi se nuk ka përdorur më shumë se aq sa është e nevojshme për të arritur qëllimet e caktuara.

Zyrtari amerikan vazhdoi kështu: “Nëse Rusia do të kishte më shumë burime, ajo do të dëshironte të kishte mundësi për të pasur më shumë baza ushtarake. Por Moska është duke bërë më të mirën që mund të bëhet me ato mundësi që ka tani.”

Burimi : Sputnik News/ ML

OPINIONE