Neymar denoncon Barcelonën në FIFA

Luftë totale mes Neymar dhe Barcelonës, prej së cilës mund ta kenë pasoja edhe senatorët e skuadrës Blaugrana. Vetëm pak ditë pasi Barcelona denoncoi  futbollistin brazilian për mospërmbushje të kontratës, me Barcelonën që kërkon rreth 38 milionë europasi  pretendon që Neymar ti kthekë bashkë me interesat shpërblimin që mori në momentin e rinovimit të kontratës tetorin e kaluar, marrëveshje që më pas u prish nga Neymar duke paguar klauzolën, edhe futbollisti ka denoncuar së fundmi klubin blaugrana pasi pretendon se Barcelona i detyrohet edhe 26 milionë euro, të parashikuara në një bonus pikërisht në të njëjtën kontratë.

Në pritje që të flasë gjykata për ti dhënë të drejtë njërës prej palëve, padyshim që drejtuesve në Camp Nou nuk u ka pëlquer një foto e disa prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës së bashku me Neymar dhe të larguarin tjetër Dani Alves që ashtu si sulmuesi la verën e kaluar Barcën mes polemikave. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se mund të ketë edhe një ndëshkim të futbollistëve por duke qenë se në foton në fjalë bën pjesë dhe ylli i skuadrës Lionel Messi,  ky është një lajm që nuk mund të merret si i sigurt.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne