Nga bikini në politikë: Njihni zv.ministren e re të Arsimit të qeverisë Rama

Njihni zv.ministren e re të Arsimit e cila para se te njihej me të ardhmen si zv.ministre 6 vite më parë ëndërronte për princin e Borëbardhës dhe ju thoshte të qëndronin larg meshkujt vulgarë dhe të rëndomtë. Në një intervistë për Palomën në vitin 2013 , Lori Haxhiu rrëfen jetën ‘Sexy dhe single’ dhe shumë histori të tjera personale. Por a vazhdon të jetë sërish sexy dhe single zv.ministrja e arsimit?!

Më poshtë do të gjeni intervistën e plotë të revistës Paloma.

Sexy and Single
Lori Haxhia: Meshkuj vulgare dhe te rendomte, me qendroni larg!

Hera e fundit kur te ka pelqyer nje mashkull?
– Meqe dua te tregohem e sinqerte gjate gjithe kesaj interviste, pohoj se mbreme kam pare nje film interesant (buzeqesh). Aktori protagonist ishte yll..

Hera e pare kur te ka pelqyer nje mashkull?
– Kur besova ne historine e Borebardhes me princin e saj. Atehere nisa t’i shihja meshkujt me nje sy tjeter, jo vetem si shoke te ngushte (qesh).

Kur ka ndodhur puthja e pare?
– Me mire mos ta them, do zhgenjeheshin vogelushet e diteve te sotme…

Kur je puthur per here te fundit?
– Nuk e mbaj mend, puth gjithnje me sy mbyllur! Keshtu kam mundesi vetem ta shijoj, pa vendosur ne pune mendjen per ta memorizuar castin.

Fizikisht cfare pelqen menjehere te nje mashkull?
– Fizikisht pelqej fizikun (qesh). Nje trup i bukur dhe me muskuj, te kuptohemi: jo si te rojave te sigurise! Nga ana tjeter, natyra i ka bere meshkujt me sy te medhenj dhe te depertueshem, shikimi i fshehte dhe terheqes me ben per vete.

Po nga ana e personalitetit, cila eshte karakteristika qe vlereson te nje mashkull?
– Te kete autoritet, pa qene arrogant. Te jete i ndjeshem, sa per te njohur boten e brendshme te nje femre dhe i zoti i vetes! Ndjese, permenda me shume se nje!

Cfare meshkujsh nuk duron dot?
– Ata qe hiqen si meshkuj kur nuk jane te tille dhe vulgaret e rendomte. Larg meje, ta kini parasysh!

Kur je ndiere me mire, e lidhur apo singell?
– Kete pyetje ia bej shpesh vetes dhe cdohere marr pergjigje te ndryshme. Varet nga muzika qe po degjoj dhe perjetimet e dites. Ne gjendje melankolie me pelqen vetmia.

Cilat jana avantazhet e te qenit singell?
– Se pari, celulari te uron me gjithe shpirt (qesh). E dyta, je e lire dhe ke kohe te mjaftueshme per t’iu perkushtuar vetes dhe profesionit.

Po disavantazhet?
– Mungojne fluturat ne stomak, puthjet e embla dhe fjala magjike “te dua”. E di sa nevoje kemi ne kete periudhe krize, kur te gjithe kane nisur te kursejne? (Qesh)

Singell dhe e lumtur?
– Perderisa e kam zgjedhur vete statusin tim, jam pa diskutim e lumtur…

Cilat jane me te realizuara ne karriere, femrat singell apo te lidhura?
– Te studiosh per ekonomi nuk do te thote te kesh statistika te sakta per cdo fushe. Pertej shakase, varet se kur lidhesh dhe cilit komponent i jep prioritet.

Cfare i mungon jetes prej beqareje?
– Nese flitet per beqare ne status zyrtar, atehere mungon vetem fustani i bardhe. Nese flitet per nje vajze pa dike ne krah, mundon dashuria e partnerit, e “shpirti binjak”.

Po jetes prej nje vajze “in a relationship”?
– Liria e pakufizuar…

Eshte me e veshtire te jesh singell apo e lidhur?
– E lidhur, sepse gjithnje me veten merresh vesh me kollaj sesa me te tjeret (qesh).

Paragjykohen me shume femrat e lidhura apo ato singell?
– Po sikur t’i shmangim fare keto paragjykimet? Secili te jetoje sipas menyres se vet, pa u censuruar nga fjalet e botes! Singell apo e lidhur mjafton te ndihesh mire.

Cili eshte sekreti i nje jete te lumtur dhe singell?
– Qendroni singell deri ne momentin qe nuk ndjeni mungesen e tij.

Ndonje pendese?
– Eshte akoma shpejt, po ushqej akoma frymen optimiste (qesh)./revista paloma

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne