Nga Bollino i ‘Report TV’ te Gaz Demi e Arbër Hajdari i ‘Fundjavës’/ Pronat shtetërore që Rama i dha ‘për dhjam qeni’ në 2019-n me 1 euro

Shqiptar, ti që rri në shtëpi pa punë, pa bukë dhe mendon si të ngrysësh edhe një ditë…

Ti shqiptar, që fëmijët e tu nuk kanë këpucë, sandale, libra dhe çantë, për të shkuar në shkollë… e jo më celular për të bërë mësim on-line, siç ua kërkon Besa analfabete.

Po, po! E kam me ty vëllai im, që mjerimi të është bërë si “gjarpër i mbledhur kulaç” në tru, dhe që nuk e di dhe as e ke idenë, se sa i pasur është ky vend!

Mësoje pra, vëllai im shqiptar… se në këtë vend janë ca zotërinj rondokop si Carlo Bollino, Gjergj Luca, Gaz Demi, Artan Dulaku, apo “bamirësi” i vogël, Arbër Hajdari (që deri dje dilte në TV me qeska me ushqime që ua çonte të varfërve), që kanë përlarë prona të tëra që kushtojmë miliona euro.

Me këto jo vetëm që ti vëllai im shqiptar do të mbushje barkun me bukë. Por edhe fëmijët e tu do të kishin libra, çanta, këpucë e madje edhe celular…

Dhe do të shkonin në shkollë jo vetëm të larë e të ngopur, por edhe me dëshirën e madhe për të mësuar e për t’u bërë dikushi në jetë.

Por një takëm si Bollino, Luca, Demi, Dulaku e Hajdari, janë ata që kanë gllabëruar pasurinë tënde dhe timen bashkë.

Po pse?! Ku e gjetën ata këtë të drejtë? Çfarë bënë ata në jetë par ta merituar këtë privilegj?? Asgjë!

Por ata janë vetëm pak miq të kryeministrit Rama, që për gjatë vitit 2019 e bëri “gropë” Shqipërinë dhe u dha atyre me çmimin qesharak 1 euro, prona që kushtonin miliarda.

Qeveria Shqiptare nënshkroi në vitin 2019 plotë tetë kontrata për Subjekte Ekonomike, që kanë fituar të drejta mbi prona shtetërore kundrejt çmimit simbolik 1 Euro, raporton “Open Data Albania”.

Vitin e shkuar nga ky program qeveritar i nisur në kohën e qeverisë ‘Berisha’, kanë përfituar 6 biznese dhe 1 OJF (organizatë jofitimprurëse).

Sipas “Open Data”, vetëm njëri ndër përfituesit është investitor i huaj.

Ndër kompanitë shqiptare mund të gjesh emra të njohur si “Rozafa-Fish” e Gjergj Lucës, “S.k. Partizani” i Gaz Demit, “Concord Investments” i vëllezërve Dulaku, “Kassel ShpK” e Kastriot Ponarit, “MTSC” e gazetarit italo-albanez Carlo Bollino, dhe fondacioni “Fundjavë ndryshe”, e bamirësit të ‘vogël’ Arbër Hajdari.

Pronat shtetërore të dhëna në vitin 2019 për vetëm 1 euro dhe me afate deri 60 vite përdorim, kanë qenë më parë të shfrytëzuara si objekte industriale apo objekte të Ushtrisë shqiptare.

Qeveria “Rama” ka dhënë gjithsej 537.503 metra katrorë sipërfaqe përkundrejt “përfitimit” të 916 vendeve të reja të punës.

Nuk ka asnjë parashikim kontraktor që të punësuarit duhet të jenë shtetas shqiptarë, vëren “Open Data Albania”.

Programi “Shqipëria 1 Euro”, një nismë e ish-kryeministrit Berisha, kur erdhi në pushtet në mes të viteve 2000, kishte në fokus “shpronësimin” e pronave shtetërore për punëdhënës potencialë, me synim final, rritjen e investimeve private, sidomos të huaja dhe, sigurisht, uljen e papunësisë.

Investitori me më shumë sipërfaqe të përfituar, gjithmonë sipas të njëjtit burim, është shoqëria shqiptare “Blu Imperial”.

Vende pune më të shumta në kuadër të projektit “Shqipëria 1 Euro”, pritet të hapë shoqëria koreane “Yura Co.Ltd”, e cila do të hapë një fabrikë për prodhim të pjesëve elektrike për automobila.

Investimi korean parashikohet në shumën 6.5 milion euro, ndërsa vendet e reja të punës 516.

Por në një kohë që për investitorët e huaj ekzistojnë disa statistika premtuese, për Bollinon, Lucën, Demin, Dulakun, Hajdarin etj., nuk duhet se çdo të bëjnë me pronat e përfituara nga miqësia me Edi Ramën./Burimi: Open Data Albania/Gazetaatdheu.com/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne