Nga fiqtë tek Bashkia e Tiranës/ Veliaj, “brekgrisuri” miliarder

Nga një qytetar i varfër që ishte dikur, ashtu siç e ka pohuar edhe vetë se jetonte duke shitur fiq, sot, ai  jeton në një tjetër stad ekonomik.

Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Nga një jetë të varfër, që bënte me nënën e tij, me të ardhura simbolike, Veliaj u shkollua jashtë dhe u mbështet nga fondacioni SOROS.

Ish aktivisti i Mjaft-it, sa u hap dhe mbyll sytë, u shndërrua  në një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri.

Shiti fiq, apo bëri ndonjë pazar tjetër?!

Kujtojmë se Erion Veliaj përfundoi me një dasëm gjigande, me mijëra të ftuar dhe qindramijëra euro shpenzime.

Dasma e parë u bë në Kalanë e Gjirokastrës, me 1000 të ftuar.

Mediat  raportuan se ishin harxhuar plot 450 mijë dollarë, pa llogaritur këtu shpenzimin për rikonstruksionin e sheshit të Kalasë të bëra me një pretekst tjetër të ideuar nga çifti Veliaj 2 muaj para dasmës.

Gjithashtu pa llogaritur karburantin e qindra makinave të qeveritarëve, eskortave të tyre dhe zyrtarëve që nga Tirana  udhëtuan drejt Gjirokastrës.

Pas ceremonisë madhështore në Kalanë e Gjirokastrës, Veliaj organizoi një tjetër ceremoni, në Pezë me 900 të ftuar.

Siç duket i kishin tepruar ende para nga matrapazllëku i fiqve.

Nga një vëzhgim i kryer nga CNA.al, mbi deklaratat e pasurisë të publikuara nga “Open Spending Albania”, rezulton se në vitin 2013, Veliaj zotëronte një apartament dhe dy makina. Njëra prej tyre është shitur në dhjetor të vitit 2017.

Konkretisht, ai ishte pronar një apartamenti 111 metër katror në Tiranë, dhe i dy makinave njera me vlerë 23 mijë euro e tjetra 6 mijë euro, si dhe zotëron dy llogari bankare.

Në vitin 2014, Veliaj ka deklaruar pesë llogari bankare dhe të ardhurat e  bashkëshortes nga dhjetë burime, përfshirë këtu edhe llogaritë bankare

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka deklaruar një pagë rreth 12 milionë lek të vjetra për vitin 2015, ku një pjesë e ka përfituar nga posti i tij si Ministër i Mirëqënies Sociale, dhe një pjesë tjetër si Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Po në të njëjtin vit, rezulton se  Veliaj e ka shtuar me 5288 dollarë një llogari bankare dhe me 5 307 euro një tjetër.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ka deklaruar  të ardhura nga aktiviteti i konsulencës ligjore, shumën prej 32 milionë lek të vjetra.

Ndërkaq ajo ka përfituar gjithashtu edhe 1.7 milionë lek nga konsulenca e saj në USAID dhe “UN Women”. Kryebashkiaku i Tiranës ka deklaruar edhe një llogari bankare në lekë, me burim të ardhura ushtrim profesioni në vlerën 11 milionë lekë të vjetra.

Të ardhurat nga paga për vitin 2016 Veliaj i ka pasur 1.5 milion lekë, ndërkohë që ka deklaruar një llogari me 1.1 milion lekë dhe 1 mijë euro.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa ka deklaruar shitjen e një apartamenti 88 mijë euro.

Në kategorinë e të ardhurave, për vitin 2016 ajo ka deklaruar konsulencë ligjore 7.5 milionë lekë si dhe konsulencë me UNICEF 260 mijë lekë.

Sipas deklarimeve, në vitin 2017 Erioni i “fiqve” ka deklaruar të ardhura vetëm nga paga dhe rimbursimet për shkak të udhëtimeve jashtë vendit.

Ndërsa, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, rezulton se e ka rritur mjaftueshëm pasurinë me disa llogari bankare.

Deklarata e pasurisë ndër vite

Viti 2013

Pronar me 100% i Ap. banimi Tiranë me sip. 111.2 m2, me blerje, vlera 5 115 200 lekë.

Gjendje e llogarisë në valutë të huaj ku është zotërues me 50% në vlerën 5 290 euro.

Gjendje e llogarisë në valutë të huaj ku është zotërues me 50% në vlerën 7 500 dollar.

Pronar me 100% i veturë tip Peugeot, blerë në vitin 2008, vlera 23 000 euro.

Pronar me 100% i veturë tip Volksëagen Tuareg, blerë në vitin 2013, vlera 6 000 euro.

Viti 2014

Paga neto si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 1 551 834 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore “Tashko-Pustina sh.p.k”, nga 1 janari – 31 mars 2014, 733 920 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore “The Partners sh.p.k”, 360 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si lektore pranë Universitetit Evropian të Tiranës, 1 janar – 28 shkurt 2004, 70 226 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 25 007 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 692 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 9 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 305 euro pjesa takuese 50%.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 516 dollarë pjesa takuese 50%.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 19 801 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 4 879 euro.

Bashkëshortja, gjendja a e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 11 241 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 303 euro ku pjesa takuese 50%.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 516 dollarë pjesa takuese 50%.

Kontratë shitblerje autoveture, 5 000 euro.

 

Bashkëshortja, kontratë sipërmarrje, për ndërtim ap. 171 m2 plus verande, 88 641 euro pale ne sipërmarrje Agi-Kons shpk pjesa takuese 33%.

Viti 2015

Paga si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 557 764 (pesëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë.

Paga si Kryebashkiak 656 832 (gjashtëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e tridhjetë e dy) lekë.

Zonja Ajola Xoxa të ardhura nga aktiviteti i konsulencës ligjore biznes i bogël regjistruar me NIPT për 2015 vlera 3 264 735 (tre milion e dyqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë) lekë.

Konsulencë financuar nga USAID dhe UN Ëomen 170 000 (njëqind e shtatëdhjetë mijë) lekë.

Shtuar llogaria bankare me 867 633 lekë krijuar nga paga.

Shtuar llogaria bankare me 427 Euro.

shtuar llogaria bankare e 5 euro.

shtuar llogari bankare nga paga me 5 307 euro.

shtuar llogaria bankare me 5 288 USD.

zonja Ajola Xoxa llogari bankare 23 649 euro të ardhura nga puna.

Zonja Ajola Xoxoa llogari bankare 1 025169 lekë të ardhura nga puna.

Zonja Ajola Xoxa llogari bankare në vlerë 2 930 euro.

Zonja Ajola Xoxa llogari bankare 15 072 lekë.

Zonja Ajola xixa llogari bankare 5 307 euro pjesa takuese 50%.

zonja Ajola Xoxa llogari bankare 8 288 USD ku pjesa takuese është 50%.

Llogari bankare në euro 217 euro.

Llogari bankare në lekë me burim të ardhura ushtrim profesioni 1 100 328 lekë.

Viti 2016

Të ardhura neto nga paga si Kryebashkiak, 1 555 204 lekë.

Bashkëjetuesja zonja Ajola Xoxa, të ardhura neto nga aktiviteti konsulencë ligjore, biznes i vogël me NIPT vlera 7 597 703 lekë.

Bashkëjetuesja Ajola Xoxa të ardhura nga konsulenca për B. Y. L. A financuar nga UNICEF në vlerën 112 400 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto si drejtuese e konsulentëve, projekt i UNICEF, 153 000 lekë.

Gjendje llogarisë bankare, 1 172 042 lekë.

Gjendje llogarisë bankare, 1 025 euro.

Gjendje llogarisë bankare, 5 308 euro.

Gjendje llogarisë bankare, 8 295 dollarë .

Detyrime të papaguara në vlerën 5 815 846 lekë për kredi bankare disbursuar më 31.08.2015 me principal 6 100 000 lekë dhe afat shlyerje 180 muaj.

Bashkëjetuesja Ajola Xoxa gjendje llogarisë bankare, 40 254 euro.

Bashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 33 969 lekë.

Bashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 1 948 euro.

Bashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 13 273 lekë.

Bashkëjetuesja, kontratë finale blerje apartament banimi më 26.07.2016, porositur më 06.05.2012 së bashku me dy porositës të tjerë të cilët janë tërhequr duke mbetur Znj. Xoxa blerëse e vetme, 88 641 euro.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, 37 829 euro.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, 1 574 lekë.

Është shlyer gjatë vitit 2016 vlera 720 826 lekë për një kredi me vlerë totale 6 100 000 lekë me afat 180 muaj e disbursuar me datë 31. 08. 2015. E mbetur pa shlyer në 31 dhjetor 2016 vlera 5 815 845 Lekë.

Viti 2017

Të ardhura neto të vitit me vlerë 1 573 940 Lekë, nga paga si Kryetar i Bashkisë Tiranë.

Bashkëjetuesja, të ardhura me vlerë 5 706 013 Lekë nga aktiviteti i konsulencës ligjore, biznes me NIPT K91503025N.

Të ardhura me vlerë 8 000 Euro nga shitja e autoveturës tip Peugot, sipas kontratës noteriale me datë 19.12.2017.

Shtesë me 856 007,73 Lekë në llogarinë bankare pranë Credins Bank, me të ardhurat nga paga, dietat dhe rimbursimet e biletave për lëvizjet dhe pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare jashtë shtetit. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 2 028 049,39 Lekë.

2) Shtesë me 9 110,11 Euro në llogarinë bankare pranë Credins Bank, nga të ardhurat e pagës, dietave dhe rimbursimet e biletave për udhëtimet dhe pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare jashtë shtetit si dhe nga shitja e autoveturës tip Peugot. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 10 135,32 Euro.

Gjendje me vlerë 0 USD në llogarinë pranë Credins Bank, e cila është mbyllur.

Gjendje me vlerë 5 308,41 Euro në llogarinë bankare pranë Intesa San Paolo, krijuar me të ardhurat nga paga e subjektit dhe ushtrimi i profesinit të bashkëjetueses. Nuk ka ndryshim nga deklarimi i mëparshëm.

Shtesë me 8 USD në llogarinë bankare pranë Intesa San Polo, krijuar me të ardhurat nga paga e subjektit dhe ushtrimi i profesionit të bashkëjetueses. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 8 302,10 USD, e përbashkët me bashkëjetuesen.

Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë BKT me vlerë 50 253,62 Euro, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.

Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë BKT me vlerë 32 169,41 Lekë, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.

Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 5 497,03 Euro, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.

Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 11 472,64 Lekë, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.

Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 33 049,79 Euro, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.

Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 1 875 910 Lekë, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.

Është shlyer shuma prej 720 769,26 Lekë për kredinë me principal 6 100 000 Lekë marrë pranë Credins Bank, me afat 180 muaj, disburuar në 31.08.2015 dhe afat deri në vitin 2030. Gjendja e mbetur e detyrimit në 31 Dhjetor 2017 është 5 580 250,38 Lekë./CNA.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne