Nga ish-rebeli që u bë urë për Ridvanin, tek mobiluesja e zyrës që fluturoi në karrierë. Disa detaje mbi ministrat e rinj

Kryeministri Rama ka ndryshuar sot thuajse gjithë kabinetin qeveritar.

Po çfarë përfaqësojnë emrat e rinj?

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është zëvendësuar nga Besa Shahini.

Kjo e fundit është aktualisht si zv.ministre e Arsimit dhe është nga Kosova.

Nuk ka patur qëndrime të dallueshme publike mbi problemet e arsimit në Shqipëri, veçanërisht për protestat e studentëve, me sa duket është ende në fazën e njohjes.

Besa Shahini

Zv.kryeministri

Zv.kryeministrja Senida Mesi është zëvendësuar me kreun e Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.

Braçe ka qenë një ish-zë kritik, por muajt e fundit u shndërrua gradualisht në një pasiv shembullor.

Së fundmi u bë urë për emërimin në Bankën e Shqipërisë së një prej ikonave të korrupsionit berishian, Ridvan Bode.

Erion Braçe

Financat

Arben Ahmetaj, ministri i Financave është zëvendësuar sot nga Anila Denaj.

Kjo e fundit mban aktualisht postin e Drejtoreshës së Përgjithshëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, njè nga institucionet më të akuzuara për korrupsion.

As Anila Denaj nuk është e njohur në radhët e socialistëve si figurë politike. Ajo vjen nga sistemi bankar privat.

Anila Denaj

Ministri i Jashtëm

Ditmir Bushati është zëvendësuar nga zv.ministri i Punëve të Jashtme, Genti Cakaj.

Ky i fundit ka mbajtur postin e këshilltarit të Kryeministrit Rama për çështjet e Integrimit.

Edhe Cakaj është nga Kosova.

Në muajin qershor mori postin e ri zv.ministrit.

I kanè vènè shpesh në dukje që duhet të përmirësojë shqipen letrare.

Genti Caka

Infrastruktura

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes, e cila prej vitesh është drejtuar nga Damian Gjiknuri i është besuar Belinda Ballukut.

Kjo e fundit ka qenë Drejtoresha e Aviacionit Civil dhe njihet si person mëse i afërt i Ramës prej kohësh.

Belinda Balluku

Kultura

Një nga largimet e sotme ishte dhe ai i Mirela Kumbaros nga Ministria e Kulturës.

Në vendin e saj është emëruar Elva Margariti Asllani, kjo e fundit është arkitekte e thjeshtë arredimesh.

Rama e ka njohur kur i mobiloi zyrën. E emëroi menjëherë këshilltare, më pas kordinatore të një projekti mbi fshatrat dhe tani ministre.

Elva Margariti

Bujqësia dhe Sipërmarrja

Blendi Çuçi është rikthyer në kabinetin Rama si zëvendësues i Niko Peleshit.

Çuçi ka qenë ministër i Pushtetit Vendor, por me riformatimin e kabinetit ai mbeti jashtë qeverisë.

I vetmi që ka një eksperiencë suksesi me reformën territoriale Çuçi tashme do të jetë ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Eduard Shalsi dhe Blendi Çuçi

Parlamenti

Elisa Spiropali

Rama ka vendosur të riktheje edhe postin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke vendosur në këtë detyrë, Elisa Spiropalin, ish drejtoreshën e Doganave e larguar prej aty pas akuzave për korrupsion.

E varfër në fjalor dhe në idetë politike, Elisa do mbahet mend për krahasimin e Ramës me Skënderbeun.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne