Bota

Nga kryeministër në një të papunë, ky është rasti i David Cameron

David Cameron, ish-kryeministri i Britanisë, tani është parë të shëtisë lirshëm në Disneyland Paris, raporton gazeta “The Mirror”.

Cameron që prej pas lënies së pozitës së kryeministrit nuk është marrë me ndonjë punë tjetër.

Ai shumë shpesh ka treguar se bën një jetë modeste.

Ish-kryeministri i Britanisë është tërhequr plotësisht nga skena politike, sipas Mirror ai ka blerë një shtëpi, në një zonë periferike të Londrës, ku vetëm në oborrin e tij ka investuar mbi 25 000 sterlina.