Bota

Nga lufta në marrëveshje të re me Iranin. SHBA: Akordi i vitit 2015 nuk u ratifikua nga Kongresi

Donald Trump ka bërë atë që pritje. Në vend të luftës em Iranin që e promovoi kaq shumë si ide, ai ka vendosur të kërkojë një marrëveshje të re që do të zëvendësojë atë të vitit 2015. Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Iranin, Brian Hook, ka folur për rrjetin Al Jazeera përmes të cilit ka shprehur në të vërtetë vetëm një kritikë me natyrë teknike.

Administrata e Trump ka argumentuar prej kohësh se një nga dobësitë e marrëveshjes së arritur nga administrata Obama është se ajo nuk u ratifikua nga Kongresi. SHBA mund të imponojë sanksione të reja ndaj Iranit dhe se ky vend mund të përballet më mirë nëse vendet arabe në Gjirin Persik do të jenë të bashkuara, citohet Hook.

Nga ana e vet Irani ka hedhur poshtë mundësinë për rinegociimin e një marrëveshjeje të re duke falënderuar përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Francën për përpjekjet e saj për të shpëtuar marrëveshjen e vitit 2015. Deklarimi i fundit i Hook vë në pikëpyetje legjitimitetin dhe logjikën e sanksioneve shtesë që SHBA i ka vënë Iranit, sa kohë që ky i fundit nuk ka shkelur marrëveshjen e vitit 2015 dhe as ka devijuar prej saj. Është një ndër ato akte që cenojnë në thelb vlerën e rendit ndërkombëtar dhe sigurinë e tij teksa më i forti ndjek politikën e të dukurit si i fortë./respublica

OPINIONE