Nga Qyteti Stalin në Qytetin …..Trump

PIRRO PRIFTI

Kuçova qyteti i arit të zi , qyteti i puntorëve të parë shqiptarë që ndeshën kapitalizmin në Shqipëri para clirimit, qyteti që mori emrin e Stalinit me Dekret shtetëror në 1953, qyteti në të cilin u bë aerodromi i parë ushtrak në Shqipërinë komuniste,

Kuçova qyteti që mbeti i shkretë për 28 vjet pas ndryshimit të sistemit, qyteti që ka pësuar emigracion të madh si brënda ashtu dhe jashtë vëndit do ti kthehet përsëri një qyteti ku do të rikthehet lavdia e mëparshmë por më një valencë inverse: armiku amerikan i dikurshëm  është bërë tashmë miku i ngushtë i opullit shqiptar në dallim nga BRSS , miku i dikurshëm na është bërë armiku i betuar i Shqipërsë dhe i NATO-s.

Shumë vite kanë kaluar kur Qyteti Stalin quhej qyteti i Kuçovës gjatë diktaturës komuniste për nder të Stalinit nga viti 1953 e deri më 5 janar 1991, pasi  mendimi i banorëve, neni 78 i Kushtetutës, propozimi i Këshillit të Ministrave për ndryshim e emërtimit dhe dispozitës fundore “ky vendim hyn në fuqi menjëherë”. Firma ishte e Ramis Alisë dhe Sihat Toza.

Origjina e emrit: (Është quajtur për disa kohë Qyteti Stalin)

Treva e Kuçovës është shumë e lashtë. Ajo ka qenë vendbanimi i hershëm ilir i fisit Desaret, ndërsa më vonë i principatës së Muzakajve dhe fiseve të dëgjuara të Brisqeve, Skurove, Kurtëve, Matrëngasve etj. Nga gërmimet e bëra në periferi të qytetit të Kuçovës (në komunën Perondi, ku ndodhet sot Kisha e vjetër e Shën Nikollës) është zbuluar një një shëtitore, që ka përmasat e një bulevardi të vërtetë (10 m gjerësi dhe 500 m gjatësi) të shtruar me kalldrëm e me gurë të gdhendur bukur. Po kështu në kodrën e Omurit në verilindje të qytetit, janë gjetur punime mbrojtëse ilire.

Në vitin 1928 në vendin që sot quhet “Dikatër” (D4) u shpua pusi i parë i naftës në Shqipëri. Që nga ky moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vendburim nafte dhe më vonë edhe në hartat politike dhe ushtarake.

Objektet kryesore: Uzina Mekanike e Naftës (U.M.N)

Uzina e Riparimit te Avionëve (U.R.A.),

Ka arritur shifrën rekord në Shqipëri për temperaturën më të lartë të regjistruar me 44,4′C në korrik 1986 .(http://albertvataj.com/2016/12/historia-e-qyteteve-te-shqiperise-origjina-e-emrit-kur-u-themeluan-dhe-vecorite-e-tyre/).

Që nga viti 1928 e deri në vitin 1943, vendburimi i Kuçovës u shfrytëzua nga shoqëria italiane AIPA, kuptohet me kushte skllavëruese. Këtu u zhvillua edhe klasa punëtore. Në historinë e Shqipërisë, Kuçova përmendet edhe si qyteti ku është organizuar greva e parë e punëtorëve në vitin 1936. Zhvillimin më të madh Kuçova e ka njohur pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në vitet 1975 – 1990.

Qyteti i Kuçovës, si një nga zonat më të mëdha naftëmbajtëse pas çlirimit të vendit është parë me një sy tjetër nga sistemi socialist dhe shteti i saj kohe, i cili, duke ia ditur rëndësinë, ka kryer investime të përmasave të mëdha për të ndërtuar sistemin e naftës dhe përpunimit të saj. Është për të theksuar se edhe italia në kohën që ndodhej në këtë qytet ka bërë investime si në infrastrukturë ashtu e dhe në ndërtim objektesh dhe banesash Psh, në lagjen Pazari janë 12 shtëpi të ndërtuara nga italianët. Si këto ndërtime janë bërë dhe në zona të tjerë të qytetit. Pas çlirimit të vendit shteti komunist me ndihmën e Bashkimit Sovjetikë dhe personalisht të Stalinit, filluan të vinin makineri të ndryshme në ndihmë të sistemit të naftës. Filluan të ndërtoheshin rafineria e përpunimit të naftës, Uzina e Kokësit, Uzina Mekanike e Naftës, TEC-i dhe shumë reparte ndihmës për t’i shërbyer sistemit të naftës. Më pas u ndërtua aerodromi ushtarak i Kuçovës, ku nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1953 erdhën skuadriljet me avionë MIG 15.

Pas prishjes me sovjetikët vrulli për zhvillimin e këtij qyteti nuk ndali, pasi ai ishte baza ekonomike e gjithë sistemit socialist që punonte me parimin e forcave të veta, për të pasur sipas komunistëve pavarësi, jo vetëm ekonomike, por edhe politike. Në këtë kohë filloi të lulëzojë qyteti me një projekt të ri për ndërtim rrugësh, shëtitores, bulevardit dhe shumë objekteve të tjerë. Bulevardi është ndërtuar me një gjerësi 10 metra dhe më një gjatësi 500 metra, është shtruar me kalldrëme guri të gdhendur bukur. Bulevardi më pas u mbulua me palma gjigande, të cilat sot kanë moshën 40 vjeçare dhe janë të ruajtur gjatë gjithë kohërave nga vetë qytetarët.

Kuçova ka qenë një nga qytetet me kapacitete intelektuale më të lartat në Shqipëri. Ajo kishte qindra inxhinierë nafte, të mbi dhe nëntokës, specialistë të fushave të ndryshme, pilotë, specialistë, arsimi, kulture, bujqësie.

Deri 24 vjet më parë Kuçova gumëzhinte. Ajo kishte disa ndërmarrje prodhuese, por kishte pranë edhe disa nga repartet më të fuqishme ushtarake, që gjallëronin jetën e qytetit, më i famshmi nga këta ishte reparti i Aviacionit .Qyteti ka patur deri në 50 mijë banorë së bashku më Urën vajgurore dhe periferinë.

Këtu ka punuar me vite të tërë shkencëtari i famshëm polak, Stanisllav Zuber, i cili vdiq në burgun e Tiranës si “shpërblim” për punëne madhe që kishte bërë në Shqipëri. Zuber ka dhënë në një kontribut të madh në zbulimin e shtresave të naftës në Shqipëri. Kuçova dhe kantieri i saj i naftës, ishin shumë arsimdashëse dhe kulturëdashëse, duke i nxjerrë artistë të shquar si Gaqo Çakon, Vangjo Kostën, Agim Shuken, Burhan Spahiu, Donika Mingën etj. etj. Koço Korçarin,Nito Lalën etj..(http://ëëë.gazetadita.al/kucova-nje-nga-qytetet-me-historine-me-te-pasur-por-edhe-me-fatkeqe/).

Sot pas 26 vitesh inerci, largime të njerzve, dhe heshtje të fabrikave dhe uzinave që kishte patur vjen papritur një lajm i mirë, të cilën vetëm disa pinjollë t ëish familjeve drejtuese komuniste bëjnë Kasandrën, dhe vjellin vrer duke kundërshtuar krijimin e një baze të re avionësh ushtarake me një fond prej 51 milion Dollarë. Shpresojmë që ky lajm të jetë jo vetëm ivërtet por edhe të fillohet të vhet në zbatim menjëherë me qëllim që të krijohen vënde të reja pune, gjallëri dhe shpresë për këtë zonë.

Qeverive të ardhme do tu duhet me sa duket t`I ndryshojnë përsëri emrin këtij qyteti në Qytetin Trump. Ndoshta do të jetë kështu, ky qytet i shumë emrave të mëdhenj për të mirë e për tëkeq ashtu sikur  e kërkon politika : duka sharë të kaluarën e duke lavdëruar të ardhmen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne