Nga “shpërfillja mjekësore”, ndërron jetë në burg një nga udhëheqësit e Ihvanit

Muhammed el-Assar, një nga udhëheqësit e Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) në Egjipt, ka ndërruar jetë në burg si pasojë e “shpërfilljes mjekësore”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga Vëllazëria Muslimane, Assar, 70-vjeç, i cili vuante nga probleme shëndetësore, ka ndërruar jetë në burgun Burxh al-Arab në Aleksandri.

“Assar ra dëshmor për shkak të shpërfilljes së qëllimshme mjekësore”, raportoi televizioni Vatan, i cili njihet për afërsinë me organizatën dhe vepron jashtë vendit.

Edhe në faqen e internetit të Partisë për Liri dhe Drejtësi, krahut politik të Vëllazërisë Muslimane e cila është e ndaluar në Egjipt, thuhet se “Assar, anëtar i Këshillit Shura të Vëllazërisë Muslimane, ka rënë dëshmor si rezultat i shpërfilljes së qëllimshme mjekësore”.

Ministria e Brendshme e Egjiptit ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë ngjarje.

Ndryshe, Assar u arrestua në nëntor të vitit 2013, disa muaj pas rrëzimit të presidentit të parë të zgjedhur Muhammed Mursi përmes puçit ushtarak./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne