Ngarkesa me kokainë, ‘Arbi Garden’ kishte përfituar grant nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2015

Kompania “Arbi Garden”, për llogari të së cilës kishte mbërritur kontenieri me banane brenda të cilit ishin fshehur 614 kg kokainë, ka përfituar një grant nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2015, me një vlerë prej 264,000 dollarë, për ndërtimin e dhomave frigoriferike. Siç është bërë publike tashmë, kjo kompani drejtohej nga Arbër Kuliçi (Çekaj). Më poshtë njoftimi i atëhershem i Ministrisë së Bujqësisë për grantin që kishte përfituar kjo kompani. Në vitin 2015 Ministria e Bujqësisë drejtohej nga Edmond Panariti i LSI-së.

“Arbi Garden” përfitoi një grant për të financuar 7 dhoma të reja frigoriferike. Më 4 qershor 2015, grantet e programit IPARD-Like u disbursuan për SE-BI dhe “Arbi Garden”, dy agrobiznese me qendër në Tiranë, të cilët u mbështetën nga ekspertët e CBS gjatë gjithë procesit të aplikimeve.

SE-BI shpk dhe “Arbi Garden” investuan në 9 dhoma frigoriferike moderne, në përputhje me standardet evropiane. Granti që përfituan këto kompani mbuloi rreth 50% të vlerës totale të investimit. Këto dhoma të reja frigoriferike do të ndikojnë në rritjen e ndjeshme të fitimeve të klientëve, por gjithashtu do të eliminojnë mbetjet ushqimore, do të mbrojnë mjedisin dhe do t’i ofrojnë klientëve produkte bujqësore të sigurta”, thuhet në njoftim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne