Ngec në Veting, shkarkohet gjyqtari i Apelit Durrës, Trezhnjeva

U dha sot vendimi i KPK-së për gjyqtarin Besim Trezhnjeva. Gjyqtari i Apelit të Durrësit nuk arriti të justifikoje pasurine, ndajt trupa e KPK-së vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

KPK shprehet se Trezhnjeva nuk i justifikon pasuritë dhe ka kryer deklaratë të rreme.

Avokati Fatmir Brraka e quajti vendimin të padrejtë dhe një precedent për të gjithë gjyqtarët e tjerë

“Do ta apelojmë vendimin që për ne na u duk krejtësisht i padrejtë. Vetëm hetim të thelluar nuk kishte këtu sepse minimalja ishte që të na pranonin kërkesën për kryerjen e një ekspertimi. Ka 4 vlerësime në dosje, dy vlerësime të ILDKP”, tha ai.

*Më poshtë pasuria e gjyqtarit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne