Ngërçi politik, Ndoka: OSBE është shkaktarja e kësaj situate

28 PRILL 2017 – 14:31

Nard Ndoka, kreu i PDK-së i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv komentoi mbi situatën politike, zgjedhjen e presidentit dhe takimin e partive të vogla me ambasadorët.

Lidhur me ngërçin politik Ndoka akuzoi ambasadorin e OSBE.

“OSBE është shkaktarja e kësaj situate politike. Është e vërteta. Ajo doli para një viti kundër votimit elektronik. Nëse do kishim votim elektronik do kishim standarde të zgjedhjeve.”, tha Ndoka.

Ai foli edhe për mbështetjen ndaj PD-së edhe pse më herët e ka akuzuar.

“Ne kemi qenë dhe kundër PD-së, dhe nëse pd do kishte hall ndonjë hall të brendshëm por për ne janë të rëndësishëm standardet e zgjedhjeve, unë kam qenë në grevë edhe me opozitën në 21 janar dhe jam sot me Bashën, nëse PD s ka të drejtë s do e kisha mbështetur, por ne kërkojmë standarde për zgjedhjeve”, tha Ndoka.

Për sa i përket takimit mes partive të vogla dhe ambasadorëve, Ndoka u shpreh se gjatë takimit pati qëndrime të kundërta.

“Pati qëndrime të kundërta mes ambasadorëve. Ndoka: Donald Lu tha se ka vend për ndryshimeve në kod”, u shpreh kreu i PDK-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne