Ngjarja e rëndë në Rrëshen ku humbën jetën vëlla e motër, Policia jep detaje dhe zbardh ngjarjen: Autori i krimit ish-dhëndri

Dy persona janë vrarë mbrëmjen e sotme në Kodër Rrëshen të Mirditës. Burime per News24 bëjnë me dije se viktimat janë motër dhe vëlla V. Filopati dhe Edison Filopati.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së familjes Filopati.

Informacion

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne