Ngjarja e rëndë/ Vjen nga Anglia dhe vrēt me kallāshnikov dy vëllezërit teksa njëri po kosiste bar

Dy vëllezër kanë mbetur të vrārë në fshatin Repë të Podujevës (Kosovë) për çështjen e një toke. Viktimat janë një 31-vjeçar dhe vëllai i tij 41-vjeçar, i cili ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.

I dyshuari si autor i ngjarjes ka qëlluar me kallāshnikov ndaj tyre për shkak të pretendimeve për një tokë. Familjet jetonin pranë njëra-tjetrës duke i ndarë vetëm një rrugë.

Viktima e parë ishte duke kositur tokën në momentin e ngjarjes së rëndë.

Mediat në Kosovë thonë se autori erdhi nga Britania për të kryer vrāsjen dhe pas ngjarjes, është arratisur teksa policia është vënë në kërkim të tij.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet traktori i vīktimës, ku pranë tij iu gjet edhe trupi./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne