Ngjarje e rëndë në Bathore, 28-vjeçari humb jetën tragjikisht në gomisteri

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një gomisteri në Bathore, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar.

Policia sqaron se i riu me iniciale F.Ll. Viktima punonte në një gomisteri dhe gjatë punës, aksidentalisht ka plasur një gomë, duke e dëmtuar rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.03.2020, rreth orës 12:04, në Bathore, tek një gomisteri, gjatë punës, aksidentalisht ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë puntori i gomisterisë shtetasi F.LL, 28 vjeç, i cili gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne