Ngjarje shokuese/ Gruaja nga Berati tenton të digjet me benzinë para Ministrisë së Drejtësisë

Një shishe benzinë, shkrepëse dhe më pas vetëflijim. Ky ishte skenari me të cilin kishte vendosur t’i jepte fund jetës sot një zonjë.

60-vjeçarja nga Berati tentoi të digjej me benzinë para Ministris së Drejtësisë pasi ka 5 vite që sorrollatet në dyert e gjykatave pa gjetur drejtësi.

Bashkëshorti i 60-vjeçares është goditur me kazmë ne kokë nga fqinji, duke pësuar dëmtime të rënda.

Ka 5 vite që i dëmtuari ka përfituar KEMP të përhershëm për shkak të goditjes , ndërsa autori i ngjarjes nuk ka kryer asnje ditë burg.

Është dashur ndërhyrja e uniformave blu për të të parandaluar ngjarjen e rëndë.

“Jam lodhur, të lutem… Nuk ju bie ju në qafë, i bie vetes time, trupit tim”, tha ajo për emisionin “Boom”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne