Ngjarje si në filma, kandidatit për kryetar komune i vjedhin veturën dhe kryejnë disa vjedhje me të

Kandidatit për kryetar të komunës së Shkupit nga rradhët e ASH-së Naim Bajramit, ia kanë vjedhur vetyrën të cilën më pas e ka parë nëpër kamera të sigurisë duke kryer vjedhje me të.

Naim Bajrami, para një kohe në rrjetet sociale e kishte denoncuar rastin e vjedhjes së veturës së tij të cilën e kishte drejtuar babai i tij në momentet që është vjedhur.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ka denoncuar rastin edhe në MPB mirëpo ende nuk ka asnjë përgjigje në lidhje me rastin derisa më tej në rrjetet sociale ka bërë të ditur se më datë 20 dhjetor ka publikuar një foto teksa shihet vetura e tij duke kryer vjedhje nga persona të panjohur në disa pompa të benzinës në Shkup.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne