Ngujimi i artistëve, Veliaj i prerë: Projekti i ri i teatrit do të zhvillohet, Tiranën s’e mbajnë dot peng histerikët

Për shembjen e Teatrit Kombëtar kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se projekti i ri i Teatrit do të zhvillohet. Ai ka theksuar se projekti i ri i Teatrit Kombëtar do të zhvillohet dhe se do ju shërbejë të gjithëve.

Veliaj, nga Denveri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mori në konferencën vjetore me temë “Qytete që rriten me gjelbërim” ka deklaruar se Tirana nuk mund të ndalet në rrugën për të ecur përpara me Teatrin Kombëtar, Unazën e Re, zgjatimin e Lanës apo Bulevardin e Ri, pavarësisht kundërshtive që mund të kenë pakica të caktuara të lidhura me politikën.

Ai tha se ashtu siç janë kundërshtuar çdo gjë e mirë e bërë nga Bashkia e Tiranës për qytetarët në këto 4 vjet, edhe projekti i Teatrit të Ri do të zhvillohet dhe kryeqyteti do ketë një teatër modern, bashkëkohor, i cili do t’i shërbejë si aktorëve, ashtu edhe artdashësve./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne