Bota

“Ngushtica e Hormuzit është vija e kuqe e Iranit”

Zëvendëspresidenti i parë i Iranit, Eshaq Jahangiri tha se siguria e ngushticës së Hormuzit është vija e kuqe për Teheranin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave shtetërore iraniane, Jahangiri mbajti një fjalim në Forumin e Parë Ekonomik Kaspik të mbajtur në qytetin Turkmenbashi, të Turkmenistanit dhe vlerësoi zhvillimet ditore.

Duke thënë se prania e SHBA-ve në Gjirin Persik është provokuese, Jahangiri akuzoi administratën e Washingtonit për përhapjen e destabilitetit dhe pasigurisë në rajon.

“Siguria e ujërave ndërkombëtare, brigjet veri-jug dhe ngushticës së Hormuzit është vija e kuqe e Iranit. Forcat e huaja ushtarake në Gjirin Persik janë një faktor që rritin destabilitetin dhe tensionin”, u shpreh Jahangiri.

Ndër të tjera Jahangiri deklaroi se politika e njëanshme e SHBA-ve që aplikojnë sanksione dhe kërcënime, rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe theksoi se kjo situatë është shndërruar në një problem serioz në arenën ndërkombëtare.

“Siguria e rajonit mund të sigurohet vetëm nga vendet e rajonit. Çdo forcë jashtë rajonit dhe ndërhyrjen që do të ndërmarrë kjo forcë nën këtë emër ne e shohim si një rrezik të madh për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit” theksoi Jahangiri.

Në Forumin Ekonomik Kaspik që zhvillohet për herë të parë këtë vit në qytetin Turkmenbashi të Turkmenistanit, marrin pjesë Rusia, Azerbajxhani, Irani dhe Kazakistani të cilët kanë bregdet në Detit Kaspik./ AA

OPINIONE