Nigeri, 14 të vdekur në sulme të armatosura

Së paku 14 persona janë vrarë në sulmet e armatosura në Nigeri, theksuan të dielën autoritetet e këtij vendi.

Sulmuesit e armatosur vranë të paktën 10 persona në shtetin juglindor të Ebonyi, tha në një konferencë për media Ogbonnaya Chukwu-Ude, kryetar i zonës së qeverisë lokale Ivo në Ebonyi.

Mediat lokale theksuan se 4 persona u vranë në fshatin Buruku në qytetin veriperëndimor Kaduna, ndërsa 6 të tjerë u rrëmbyen.

Grupet kriminale të njohura si banditë ose barinj kanë rritur sulmet dhe rrëmbimet në komunitete në shtetet veriperëndimore dhe veriqendrore të Nigerisë që nga viti 2019.

Pjesa veriperëndimore e Nigerisë përballet me përleshje të herë pas hershme midis komunitetit Fulani, një nga grupet më të mëdha etnike të shpërndara gjerësisht në të gjithë Afrikën Perëndimore dhe fiset fqinje.

Fulani, të cilët migruan në jug të vendit për të kullosur kafshët e tyre, pretendojnë se fermerët përpiqen të vjedhin kafshët e tyre dhe të sulmojnë njerëzit e tyre.

Grupet e armatosura ndonjëherë përfitojnë nga këto konflikte dhe organizojnë sulme./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne