Bota

Nigeri – 45 civilë të vrarë në një sulm me armë zjarri në Kaduna

Në sulmin me armë zjarri të ndërmarrë në veriperëndim të Nigerisë, vend i Afrikës Perëndimore, kanë humbur jetën 45 civilë.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Grupi i Sigurisë dhe Mirëqeverisjes së provincës Kaduna të Nigerisë, thuhet se një grup i armatosur ka hapur zjarr ndaj banorëve të fshatit Gwaska të kësaj province.

Në komunikatë thuhet se në sulm janë vrarë të paktën 45 persona dhe u plagosën një numë i madh i të tjerëve, të cilët u dërguan në spital për kurim.

Bëhet e ditur se kanë filluar hetimet për zbardhjen e rastit.

Edhe në sulmin me armë zjarri të javës së kaluar të ndërmarrë ndaj një miniere në provincën Kaduna janë vrarë 14 minatorë./ trt