Nigeri, dhjetëra të vdekur nga përmbytjet

Të paktën 26 persona e kanë humbur jetën në përmbytjet që kanë ndodhur në shtetin e Afrikës Perëndimore, Nigeri.

Drejtori i Agjencisë Shtetërore për Menaxhim me Emergjencat (SEMA), Alhaji Ibrahim Ahhmed Inga tha se reshjet e dendura shkaktuan përmbytje.

Ai theksoi se në përmbytjet që ndodhën në shtetet Abuja dhe Niger humbën jetën 11 persona ndërsa 6 të tjerë konsiderohen si të zhdukur.

Inga tha se qindra persona janë zhvendosur nga vendet e tyre.

Ndërsa në përmbytjet që kanë ndodhur në rajonet Suleja dhe Gwagwalada të kryeqytetit Abuja humbën jetën 15 persona në mesin e të cilëve edhe një grua shtatzënë ndërsa 30 konsiderohen si të zhdukur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne