Nigeri, lirohen 600 anëtarë të Boko Haram

Rreth 600 anëtarë të Boko Haram u liruan në Nigeri të hënën pasi u penduan për anëtarësimin e tyre dhe përfunduan një program rehabilitimi dhe ri-integrimi.

Bamidele Shafa, zëdhënësi i Operacionit të Korridorit të Sigurisë të Ushtrisë Nigeriane, tha se anëtarët e grupit terrorist të kapur në shtetet Borno, Adamawa dhe Yobe ishin betuar për besnikëri ndaj Republikës së Nigerisë.

Shafa tha se burrat e liruar nuk do të ribashkohen në Boko Haram dhe se 1.400 luftëtarë të tjerë të Boko Haram që hoqën dorë nga anëtarësimi i tyre u liruan më parë.

Ai tha se aktualisht në qendrën e rehabilitimit ndodhen 280 terroristë.

Boko Haram në sulmet e saj terroriste ka vrarë mbi 30.000 njerëz dhe kanë detyruar rreth 3 milionë të zhvendosen që nga korriku i vitit 2009, kur dhuna filloi në shtetet verilindore në Borno, Adamawa dhe Yobe në një zonë afërsisht me madhësinë e Belgjikës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne