Nigeri, nga sulmi i terroristëve të Boko Haram vriten 14 ushtarë

Së paku 14 ushtarë kanë humbur jetën gjatë një sulmit të pjesëtarëve të organizatës terroriste Boko Haram në verilindje të Nigerisë.

Sulmin e kryen në pozitën ushtarake të rajonit Borno.

Zëdhënësi i forcave ajrore nigeriane, Ibikunle Daramola, tha se kanë kryer aksion ajror mbi pozitat e pjesëtarëve të organizatës “Shteti veriperëndimor islamik”, degë e Boko Haram.

Sipas tij, dy kampe të organizatës u shkatërruan.

Boko Haram është një organizatë terroriste e themeluar në Nigeri në fillim të viteve 2000 nga ekstremisti Muhamed Yusuf për të luftuar të gjitha llojet e kulturës perëndimore, veçanërisht sistemin arsimor të Nigerisë.

Yusuf në rrethana të pasqaruara në vitin 2009 ndërroi jetë në burg, ndërsa Boko Haram për këtë shkak intensifikoi aktivitetet terroriste dhe u bë kërcënim terrorist global. Momentalisht vepron në Nigeri, Kamerun, Benin, Çad dhe Niger.

Gjatë sulmeve të Boko Haram të kryera nga viti 2009 për vdekje kanë pësuar mbi 20.000 persona. /AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne