Nikki Haley protestohet në Universitetin Houston: “Nikki, i ke duart me gjak palestinezësh!”

Ndaj përfaqësueses së Përhershme të SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, gjatë një fjalimi të saj në Universitetin Houston është protestuar për shkak të qëndrimit të saj ndaj masakrës së Izraelit në Gaza.

Reagime të shumta ka patur gjatë fjalimit të mbajtur në Universitetin Houston ndaj Haley, e cila në qeverinë e Presidentit Donald Trump del në pah si një nga mbrojtësit më të fortë për Izraelin.

Menjëherë sapo Haley ka nisur fjalimin e saj një student është ngritur në këmbë me bluzën e veshur me shkrimin Palestinë duke reaguar “Nikki Haley në duart tuaj ka gjak. Vazhdon t’i bashkohesh gjenocidit. Jeni bashkëfajtore e terroristëve dhe kolonëve”.

Më pas shumë studentë të tjerë janë ngritur në këmbë pas mbështetjes me duartrokitje që erdhi për studentin i cili protestoi kundër Haley.

“Nikki, Nikki nuk shikon se po kryhen krime seriale? Nikki, Nikki nuk mund ta fshehësh, ke nënshkruar gjenocid”, ishin brohoritjet e mbështetësve.

Po ashtu studentët që dhanë mbështetje për Palestinën në një deklaratë me shkrim nga Facebook kritikuan Haley “për kryerjen e një diskriminimi të qartë kundër popullit palestinez dhe për injorimin e padrejtësive në botë”.

Studentët të cilët e kanë akuzuar Nikki Haley për “pengimin e kryerjes së hetimeve kundër masakrave izraelite në Gaza” kanë bërë të ditur gjithashtu se Haley “është përkushtuar edhe për heshtjen e zërave anti-izraelite”.

Haley në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka pretenduar se Izraeli po mbron veten dhe ka treguar vetëpërmbajtje maksimale në protestat në Gaza.

Kujtojmë se ushtarët izraelitë vranë mbi 60 palestinezë dhe plagosën të paktën 3.000 të tjerë në protestat e organizuara në kufirin e Gazës nën rrethim, të cilët protestonin kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe për të përkujtuar 70 vjetorin e “Nakba”-s (Fatkeqësisë së Madhe). (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne