Nikolla ben qafir Ben Blushin

Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla vendos të padisë kreun e LIBRA-s Ben Blushi për shpifje. “Dua t’ju bëj me dije se sot kam nisur procedurën e padisë për shpifje për Ben Blushin. Nuk do t’i ndahem këtij shpifaraku profesionist, derisa ai të marrë dënimin e merituar në gjykatë. U bë e disata herë që njeriu më parazit që kam njohur në jetën time, më sulmon paturpësisht me gojën e tij të shthurur nga ligësia e mediokritetit” – shkruan Nikolla në rrjetet sociale duke hedhur akuza të forta për ish-kolegun e saj.

“Një karrierist i llastuar nga jeta, që tri herë u bë ministër dhe tri herë u largua nga detyra pa bërë asnjë punë, nuk mund të shitet sot si politikë e re, pas 20 vitesh në korridoret e pushtetit. Një personazh i pangopur, që i kërkonte ministrave “mediokër” të Edi Ramës, favore. Kur ky njeri e pa që nuk i’u hapën dyert për çudirat që kërkonte, me ngulmin e njeriut parimor, filloi sulmin e mllefit kundër Edi Ramës dhe ministrave “mediokër”. Kam vendosur ta ndjek deri në fund në rrugë gjyqësore këtë njeri që sot e gjithë kohën do të mbahet mend në Ministrinë e Arsimit, si ministri i arrogancës dhe asgjësë” – shkruan Nikolla.

“Ky gojëlig që shantazhonte kolegët për të nxjerrë, siç e quan edhe vetë pa pikën e turpit, fitimet nga aksionet e veta politike, nuk mund të jetë destinacion për besimin e votuesve që nuk e njohin. Ky njeri ka krijuar partinë e vogël fitimprurëse të radhës, duke premtuar Republikën e Re. Ky farë burri, pa din e iman, meriton jo vetëm që të mos i jepet asnjë votë, por, gjithashtu, edhe dënim për shpifjet e tij për shkak të detyrës. Demaskimi i këtij paraziti ekzemplar të jetës publike është një detyrim ndaj të gjithë atyre qytetarëve që njësoj si ne, kur nuk e njohin se çfarë marifetçiu i paskrupullt është, mund të bien pre e shpellës së errët të gojës së tij të ligë” – shkruan ish-ministrja e Arsimit.

Arsyeja e përplasjes

Një ditë më parë në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në neës24, Ben Blushi tha se Nikolla shiste certifikata me lekë.

“Në parlament janë shumë atipikë politikanët. Kandidatët e LIBRA-s nuk merren as me mbjellje kanabisi, as kontrabandë ilaçesh. PD-PS kanë qeverisur 12 vite rresht. Pushtetin ja kanë lënë të pasurve. Shqipëria ka mbetur peng i 300 njerëzve. Rama nënpunësen ordinere të Bashkisë së Tiranës, e bëri Ministre Shëndetësie. Po Lindita Nikolla kush është? Njeri që shiste certifikata me lekë. Kush ishin këta. Nuk punohet me këta, janë mediokër.” – deklaroi Blushi në emisionin “Të paekspozuarit”.

Nuk është hera e parë që ish-deputeti socialist akuzon rëndë ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Por, kësaj rradhe Blushi përmend edhe një ministre tjetër, atë të Shëndetësisë.

Në qeverinë e tij, Rama ka pasur dy ministra të Shëndetësissë, Ilir Beqajn dhe Ogerta Manastirliun. Me deklaratën e bërë sot, Blushi e cilëson Manastirliun një “nëpunëse ordinere të Bashkisë së Tiranës”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne