Nikolla Tesla vdiq me fenë e turkut

Letra e fundit e Teslas drejtuar nënës së tij: Të lutem nënë, lutu atje për mua!

‘Do desha që tani të mund të isha pranë teje nënë, të të sillja një gotë ujë. Gjithë këto vite që i kam shpenzuar në shërbim të njerëzimit nuk më sollën asgjë, përveç se fyerje dhe poshtërim”, i shkruante shkencëtari legjendar serb nënës së tij Djuka.

 

Kjo është letra e fundit e Nikola Teslas për nënën e tij.

E mërkurë, 18 nëntor …
E dashur nëna ime, ndihem i trishtuar dhe i brengosur kur mendoj për ty. Unë nuk e di se si, por e ndjej se ti nuk je mirë. Do desha që tani të mund të isha pranë teje nënë, të të sillja një gotë ujë. Gjithë këto vite që i kam shpenzuar në shërbim të njerëzimit nuk më sollën asgjë, përveç se fyerje dhe poshtërim. Këtë mëngjes u zgjova herët, pak para agimit, sepse kisha dëgjuar diçka që e kam dëgjuar përgjatë ëndrrave të mia për një kohë të gjatë. E kam dëgjuar këtë zë teksa këndonte një këndim të bukur, një vajtim apo edhe një lutje maurësh. Kur erdha në vete e kuptova se ky zë vinte nga kudo dhe ishte e pamundur të përcaktohej nëse vinte edhe nga brenda. Kam frikë se do më ikë mendja. Unë nuk mund t’ia besoj këtë doktor Lionelit sepse atij nuk i besoj më. Kam dëgjuar se ai e vizitoi z. Edison dy javë më parë …

E enjte, 19 nëntor …
Përsëri mëndja më rri tek ty nënë, dhe përsëri ndiej të njëjtin shqetësim dhe pikëllim. Do t’i shkruaj zyrës së patentave për të përshpejtuar realizimin e eksperimentit tim publik për një javë. Duhet të kthehem në shtëpi, në atdheun tim, tek ty. Unë tani e di me siguri se ti nuk je mirë, sepse edhe një herë e kam dëgjuar atë zë vajtues, por këtë herë isha i zgjuar. Unë ende nuk e kam humbur mendjen time.

E premte, 20 nëntor …
Nuk i shkruajta zyrës së patentave. Njëri nga agjentët e saj erdhi dhe i tregova personalisht për qëllimet e mia. Ai tha se i vinte keq, por datat nuk mund të ndryshoheshin sepse të gjithë kongresmenët tashmë i kishin përcaktuar ato. Shkova tek ujëvara dhe u thashë djemve që të përgatisin turbinat dhe të prisnin të nesërmen për telefonatën time.

Kam vendosur ti jap njerëzimit dhuratën që meriton dhe të kthehem në Evropë, tek ty nënë. Qeveritë këtu janë të njëjta me ato që kemi në atdhe. Tani e kam kuptuar se në fund të fundit njerëzimi varet nga qeveritë dhe individi nuk mund ta ndryshojë botën i vetëm. Por ai zë i çuditshëm ende më ngacmon. E di se është i lidhur me ty, me eksperimentin tim, me diçka të jashtëzakonshme …

E shtunë, 21 nëntor …
E dashur nënë, nesër do të nisem për në Jugosllavi. Nora shkoi në port dhe më bleu biletën për në Lisbonë. Nga atje unë do të nisem me tren për në Zyrih, dhe pastaj direkt e në shtëpi. Do të më marrë përafërsisht dhjetë ditë, jo më shumë se dy javë që të kthehem në shtëpi.

Sot kam hyrë në ndërtesën e Kongresit dhe në mes të seancës së kongresit u kërkova disa minuta nga koha e tyre. Ata nuk ishin shumë të kënaqur me këtë, por më lanë. U kërkova që telefoni të lidhej me laboratorin në Ujëvarën e Niagarës. Djemtë atje aktivizuan turbinat dhe salla e Kongresit u ndriçua nga energjia, dhjetë herë më e fortë se ajo normalja, ashtu sikurse kisha premtuar. Unë nuk desha t’ia di fare për reagimet e tyre. Menjëherë u largova nga salla, sepse të gjithë këtë nuk e bëra për ta, por për njerëzimin. Në ato momente, kur isha duke shikuar llambën elektrike që ndriçonte me energjinë “time” elektrike, e kuptova se unë nuk isha krijuesi i gjithë kësaj.

Unë ndjeva se dikush ose diçka perkujdesej dhe e mbante atë që nga Ujëvara e Niagarës deri në sallën e Kongresit dhe se ligji që unë mendoja se e kisha ‘shpikur’ në të vërtetë kishte ekzistuar gjithmonë. Unë isha thjesht ena e bekuar me frymëzim që e formulova dhe e shpjegova atë tek njerëzimi.

Në vend të triumfit dhe lumturisë, mu shfaq një brengë zbrazëtie. Kuptova se më kishte munguar diçka e madhe në jetën time. Sikur kisha lënë diçka të panjohur plotësisht. Disa përzierje kishin mbërthyer nga brenda meje të kuptuarin tim dhe unë kisha dështuar ose nuk kisha mundur dot që ta qartësoj atë. Kjo duhet të ketë lidhje me atë vajtimin maur, dhe për këtë tani jam i sigurt…

E diel, 22 nëntor …
Kjo letër nuk do të mbërrijë kurrë tek ty nënë. Nuk e di pse po ta shkruaj kur ti nuk mundesh që ta lexosh… u prefsh në paqe nënë dhe të lutem të më falësh për zgjedhjen e rrugëve që më kanë larguar nga ty. Unë nuk mundem dot as që të jem edhe në funeralin tënd. E lexova telegramin që më njoftoi për vdekjen tënde dhe i përçmoj njerëzit që nuk ishin ne gjendje të kuptonin dy vite më parë se energjia elektrike mund të transferohej pa tela. Tani, ata e kanë parë, por nuk do ta përdorin atë për shekuj me radhë, sepse dikush ma dogji të gjithë laboratorin tim, me të gjitha formulat e mia dhe shkrimet në to. Ata dyshojnë për z. Edison.

U bëra kaq indiferent, sa që nuk po mundem të njoh edhe veten time. Unë ndoshta do të ndihesha i trishtuar në të kaluarën, por jo më sepse tani jam i sigurt se dikush po i mban nën kontroll patentat e mia, se zbulimi im nuk është aspak më i “imi” dhe së fundmi, njerëzimi nuk ishte gati për të. Unë e di se dikush po mbikëqyr çdo gjë dhe se ka një plan të tijin, gjë që është ndoshta arsyeja pse unë jam indiferent.

Anija ime për Lisbonë niset në orën 11:00. Vetura po pret jashtë.

Do ta vendos këtë letër në varrin tënd kur të arrij në varrezat e fshatit tonë. Unë besoj në diçka që kurrë nuk e kam besuar. Unë besoj se jam ende një pjesë e jotja, dhe se jeta ime nuk mbaron për mirë. Tani më vjen keq për shmangien që u kam bërë turqve, sepse ata këndonin të njëjtat vajtime që dëgjoja para agimit. Tani e kuptoj se ata kanë ditur për këto gjëra më shumë sesa unë kam ditur dhe bërë ndonjëherë.

Gjithë ato vite të shpenzuara në shkencë kanë qenë pavlerë. Të lutem nënë, lutu për mua atje nëse mundesh, këndo vajtimin maur për shpirtin e humbur të djalit tënd të dobët injorant …

Burimi: /Telegraf.rs / Source: TV Best/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne