Nipi i kinezit të vrarë: “Policia franceze arriti, theu derën & tërhoqi këmbëzën”

Komuniteti Aziatik i Parisit është duke kërkuar një shpjegim për brutalitetin e pajustifikuar me të cilin përballet në duart e policisë franceze, ashtu si edhe të vërtetën se pse zyrtarët së fundmi vranë një kinez në kryeqytetin e Francës, tha nipi i viktimës.

“Ju keni dhunën e policisë që godet komunitetin tonë aziatik. Unë nuk kam asnjë ide në lidhje me arsyen e kësaj, por ne jemi këtu për të kërkuar një shpjegim” tha të martën për RT Lulu Zheng, nipi i Shaoyo Liu, i cili u qëllua për vdekje nga policia të dielën.

Oficerët ishin thirrur për në shtëpinë e Shaoyo Liu të dielën pas një debati familjar, dhe përfunduan duke vrarë babain kineze të pesë fëmijëve.

Policia tha se 56-vjeçari i kishte sulmuar oficerët me një palë gërshërë.

Familja e viktimës e përgënjeshtron këtë shpjegim, duke thënë se ai ishte duke i përdorur gërshërët për të prerë peshkun që po gatuante.

“Ne duam të vërtetën. [Ne duam të dimë] pse një polic vjen në shtëpinë e dikujt, thyen derën, dhe tërheq këmbëzën”, tha Zheng me një frengjishte të përsosur.

Lajmet e incidentit shkaktuan dy ditë protestash të dhunshme kundër brutalitetit policor në njësinë 19 të Parisit, ku pjesëmarrës ishin qindra anëtarë të komunitetit aziatik.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën gjatë trazirave, të cilat rezultuan në dhjetëra arrestime dhe lëndimeve të disa oficerëve.

Polici francez Eddy Sid tha se përdorimi i “dhunës legjitime” për të ndaluar burrin kinez ishte “fatkeqësish i vetmi opsion.”

“Ai (Liu) kishte probleme psikologjike. Ai vrapoi kundër policisë dhe u përpoq t’i sulmonte ata me gërshërë të mëdha,” shpjegoi ai.

Sipas policit, Liu u përpoq të godiste një oficer tre herë para se kolegët e tij të hapnin zjarr.

Gjatë intervistës së tij, zyrtari u ndërpre nga një grua, e cila tha se ligji i ri i vetë-mbrojtjes së policisë ishte “një leje për vrasje.”

“Unë jam e zemëruar që ekziston kjo situatë në Francë … Ne jemi qytetarë të barabartë: Kinezët, arabët, hebrenjtë, muslimanët,” tha ajo.

Ndërsa gruaja dyshonte që Liu të kishte qenë agresiv, ajo vuri në dukje se, edhe nëse ata me të vërtetë ishin duke vepruar për vetëmbrojtje, “policia kishte armë të tjera: ndonjë armë taser, gjëra të tjera.”

“Unë them se ne duhet të pastrojmë policinë. Ajo ka degjeneruar. Unë mund ta kuptoj faktin e makinave të djegura; por ne duhet të kuptojmë edhe shkakun tonë gjithashtu”, ka theksuar ajo.

Parlamenti francez miratoi në shkurt një ligj që zbuste kufizimet e vetë-mbrojtjes për oficerët e policisë, të cilët tani janë të lejuar të përdorin armët kur “persona të armatosur kërcënojnë jetën ose integritetin e tyre fizik apo të të tjerëve.”

Një grua kineze ka thënë se në qoftë se “një polic është plagosur nga një njeri i varfër me gërshërë … polici duhet të paraqitet në shtyp dhe të japë shpjegime.”

Ajo gjithashtu fajësoi policinë për “mos kushtim të vëmendjes” për problemet e komunitetit kinez në Paris, i cili “po vëzhgohet nga banditët.”

Kryeqyteti francez u përball me një tjetër valë protestash kundër brutalitetit policor në shkurt pasi një oficer u akuzua për përdhunimin dhe abuzimin e një djalë të ri me ngjyrë. / Gazeta Impakt

Burimi: RT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne