Nis aksioni për prishjen e banesave në Shkozë, forca të shumta policie, banorët hipin mbi tarracë

Ka nisur aksioni për prishjen e ndërtesave në Shkozë për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe. Raportohet se mjetet e rënda të IKMT kanë nisur punën për prishjen e një banese. Sipas planit, janë tre banesa për t’u prishur ditën e sotme.

Ndërkohë në vend ndodhen forca të shumta policie në mbështetje të IKMT. Në banesën ku ka nisur prishja ndodhen ende dy banorë brenda.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Banorë të tjerë kanë hipur në taracat dhe çatitë e shtëpive dhe kanë deklaruar se nuk do e lejojnë prishjen e tyre. Ata thanë se nuk kanë hequr asnjë plaçkë nga shtëpia pasi nuk iu është lënë kohë. Sipas tyre policia dhe INUK nuk iu ka treguar asnjë urdhër apo vendim gjykate për prishjen e banesës

Tre persona janë shoqëruar nga policia pas përplasjeve të mëngjesit. Ata janë Petrit Duku, Gerti Strala dhe Saimir Kalia. Babai i një prej të shoqëruarve deklaroi për News24 në një lidhje direkte se djali i tij nuk ka të bëjë me atë çfarë po ndodh dhe se ishte për vizitë tek miqtë e tij.

Raportohet gjithashtu se policia nuk ka lejuar mediat të afrohen./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne