Nis gjyqi për grabitjen e 1 milionë eurove në pistën e Rinasit

“Kur kanë kaluar më shumë se dy vjet nga grabitja spektakolare e 1 milionë eurove në pistën e Rinasit, në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka filluar procesi gjyqësor për të vetmin të dyshuar për këtë ngjarje, Aleks Pepën
Por seanca e parë ka dështuar për shkak se mungonte prokuroria dhe policia ende nuk ka arrestuar Pepën”.

Kafazi ku duhet të ishte 44-vjeçari nga Elbasani ishte bosh dhe i tillë ndoshta do të mbesë deri në fund të gjykimit. Prej 3 vitesh, ai është në arrati dhe në sallë përfaqësohej nga një avokat kryesisht, i vendosur nga gjykata. Informacione për vendndodhjen e Pepës gjykata i ka kërkuar edhe Interpolit, por përgjigja e mbërritur është e njëjtë, nuk është mundur të lokalizohet.

Në seancë ishin të pranishëm dhe përfaqësuesit e bankës, paratë e së cilës u grabitën, por që nuk munden të bëjnë kërkesat e tyre për shkak të mungesës së prokurorit. Prokuroria e akuzon Pepën për grup të strukturuar kriminal, ndonëse ai është i vetmi i pandehur në proces. Pjesëtarët e tjerë të grupit ende nuk janë identifikuar dhe hetimi për ta është i veçuar.

Në 30 Qershor 2016, dy persona çanë rrethimin e aeroportit të Rinasit duke hyrë në pistën e fluturimin me një makinë. Në kohen kur paratë e bankës po ngarkoheshin në avion, nën kërcënimin e armëve, ata kanë marrë rreth 1 milionë euro, duke u larguar me shpejtësi. Sipas hetimeve, një person i tretë i priste ata jashtë aeroportit.

Makina më të cilën ata kryen grabitjet u gjet e djegur jo shumë larg aeroportit, ndërsa nga aty janë larguar më një tjetër mjet. Identifikimi i Pepës u bë nga analizat e ADN, të cilat kishin mbetur në maskat e gjetura në vendin ku u dogj makina.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne