Shqiperia Sociale

Nis inspektimi financiar per spitalet private per vjedhje ndaj buxhetit shteteror

Operacione vetëm në letër, si përfituan spitalet private para nga buxheti i shtetit

Lapsi.al ka një kopje të shkresës së Ministrisë së Financave, që urdhëron nisjen e inspektimit financiar. Sipas këtij vendimi, ëshët urdhëruar një kontroll i imëtësishëm i të gjithë operacioneve kardiokirurgjikale të kryera gjatë 2016 në spitalet private, ku janë rimbursuar pagesat për pacientet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

MF urdhëron verifikim të të gjitha pagesave të kryera gjatë vitit 2016 për paketën e shërbimit të kardiokirurgjise  të kryer në disa klinika e spitale private, me arsyetimin se operacione të tilla nuk ofrohen në QSUT.

Dyshimet janë se mjekë të njohur të kardiologjisë në bashkëpunim me administratorët e klinikave private kanë përpiluar dokumentacion fiktiv për kryerjen e operacioneve vetëm në letër, por jo në realitet, thjesht sa për të përfituar rimbursim nga shteti. Vec Ministrisë së Financave, ka nisur inspektimin pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor  edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Dyshimet u krijuan pasi krahasuar me vitin 2015, gjatë vitit 2016 u rrit numri i operacioneve të kryera në spitalet private, operacione që janë mbuluar nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pra, miliarda lekë kanë shkuar në llogaritë e spitaleve private. Vlerësohet se operacione të tilla variojnë nga 1 mijë në 10 mijë euro./LAPSI.AL/

OPINIONE

INTERVISTA